Rama: Ne si Kalifornia? Ata
kanë Hollivudin, ne Shabanin

Rama: Ne si Kalifornia? Ata <br />kanë Hollivudin, ne Shabanin
TIRANE- Kryeministri krahason Shqipërinë me një „Kaliforni të vogël“ për rritjen e arroreve. I pranishëm në konferencën, “Gjendja dhe zhvillimi i drurëve frutorë arrorë" ai nënvizoi se rritja e sipërfaqes me arrorë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit.

“Ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe për zhvillimin dhe mbrojtjen e kësaj toke të pakët. Shqipëria ka tokë bujqësore më pak se të gjitha vendet në Evropë”, tha Berisha. Ai theksoi se ndërtimi i infrastrukturës rrugore do t'i japë një dimension të ri projektit të arrorëve. “Për shkak të një infrastrukture pothuajse mesjetare në Shqipërinë kodrinore-malore, toka ka qenë e pa vlerë. Ne po ndërtojmë një infrastrukturë moderne dhe po shkurtojmë distancat”
Ai shtoi se tregu i arrorëve është i përjetshëm, ndaj dhe kërkoi të bëhet gjithçka që Shqipëria të bëhet një ndër importueset kryesore në europe.
“Duhet të bëhemi ndër prodhuesit më të rëndësishëm të arrorëve, pasi Europa importon 2 milionë tonë çdo vit”, tha Kryeministri.

REAGON RAMA
Menjëherë më pas vjen dhe reagimi i kryetarit të PS-së Edi Rama në Twitter. “Saliu thotë Shqipëria Kaliforni e vogël. Fiks, madje ne kemi edhe arrorët dhe Shabë Meminë kurse ata vetëm Hollivudin.”

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?