KRUJË- Thumana ishte një nga zonat që u prek më shumë nga tërmeti i vitit 2019. Rindërtimi nuk zëvendësoi vetëm banesat dhe objektet e dëmtuara, por pasuroi jetën e komunitetit me ambiente sportive në shërbim të fëmijëve. Projekti i rindërtimit e sheh sportin si katalizator për zhvillimin e zonës.

“Kur ra tërmeti nuk do mendonte njeri se jo shumë vite me pas do mblidheshim këtu me kaq shumë kampion dhe me praninë e gjithë federatave për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi sportiv më të mirë në Shqipëri. Në këtë godinë që është model i ri, që e ka Thumana, por nuk e kanë qytet e tjera shumë më të mëdha. Faktikisht ky është realitet.”- tha Rama.

Thumana është zona ku projekti ‘sporti në shkolla’, për shkak të terreneve sportive në godinat e arsimit, gjen më shumë zbatim se kudo tjetër.

“Kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Kemi humbur shumë kohë sepse kemi krijuar një hendek shumë të madh mes moshave në raport me sportin. Lëvizja sportive në shkolla nuk është një lëvizje për ata të cilët do bëhen sportist, por për më shumë, më tepër se sa kaq, por është edhe baza për të nxjerrë talente nga vendet që se kanë mundësinë dhe nuk mund të evidentohen.”- u shpreh Rama.

Në konferencën ‘sporti si motor zhvillimi’ në Thumanë ishin prezent edhe kampionë shqiptarë si Erkand Qerimaj, Izimir Smajlaj dhe shumë të tjerë, të cilët vunë theksin te rëndësia që ka infrastruktura sportive në zonat e banuara dhe institucionet arsimore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
VIDEO/ Rama luan me kampionin e bilardos në Thumanë, ‘i merr pikë rastësisht’

Thumana me lagjet e rindërtuara nga themelet, u shndërrua sot në zemrën e eventeve sportive të nxënësve nga shkolla të ndryshme të zonës, në kuadër të Lëvizjes Sportive në shkolla, duke u kthyer në model suksesi për t’u ndjekur edhe nga shumë qytete të tjera.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili luajti edhe një lojë bilardo me kampionin e botës në këtë sport, Eklent Kaçi.

‘Rastësisht’ siç edhe thotë vetë, kryeministri Edi Rama ka arritur në pikë në bilardo 24-vjeçarit, i cili është kampion në disiplinën me nëntë gurë.