Rindërtimi, Rama në Thumanë: Banorët do ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpi më të sigurta! Në fillim të 2023 nisim ndërtimin e 'Korridorit Blu', vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore

Në Thumanë, që thuajse u shkatërrua tërësisht nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u ndezën sot dritat e shtëpive të reja të ndërtuara.

I pranishëm në lagjen e re të rindërtuar ishte sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se banorët do t'i kalojën festat e fundvitit në shtëpi më të mira e më të sigurta se ato që kishin. Për Ramën, transformimi i Thumanës është i madh, teksa shton se pikërisht për këtë nivel transformimi po punohet për të gjithë Shqipërinë

"U jam mirënjohës të gjithë punëtorëve që punuan, inxhinierëve, arkitektëve. Është një bashkim forcash e energjish që jam shumë krenar që e kemi udhëhequr vendosmërisht, në një kohë aspak të lehtë, jo vetëm për shkak të plagëve të mëdha pas asaj që na ndodhi 2 vite më parë, por edhe për shkak të pandemisë. Jam krenar që këta fëmijë, nëna e baballarë sot me grupin e parë të familjeve do hynë në shtëpinë e re dhe deri për Vit të Ri të gjitha familjet në këtë kompleks do të bëjnë gëzuar në shtëpitë e tyre të reja. Transformimi i kësaj depoje të vjetër uji, sot kthehet në një përmendore të kujtesës për ata që humbën jetën, por edhe shpresës për të ardhmen. I ngjan të gjithë transformimit që po kërkojmë të bëjmë për Shqipërinë. Kjo lagje do ishte padiskutim një lagje e shumëdëshiruar edhe në Tiranë`, me kaq shumë hapësira publike me godinave, me lirshmëri, me gjelbërimin. Në ato ditë të vështira, këtu kishte vetëm lot, pesimizëm e mosbesim të madh", tha Rama.

Ai foli edhe për potencialin turistik të zonës, teksa theksoi se po ashtu do të përfitojnë edhe nga ndërtimi i 'Korridorit Blu'. Rama bëri me dije se kjo autostradë do të jetë vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore kombëtare  dhe ndërtimi i saj do të nisë nga fillimi i vitit 2023.

"Kur unë kam thënë atëherë se ne do ta rindërtojmë Thumanë shumë më të bukur se ç'ishte, shumëkush më ka përqeshur, shumëkush më ka mallkuar, por kjo lagje kjo lagje kjo qytezë do bëhet destinacion turistik pasi pranë kësaj zone banimi, është një liqen fantastik dhe një natyrë që do t'i vihet në dispozicion këtij komuniteti përmes krimit të pikave të shërbimit për ata që do të vijën për të kaluar një pasdite këtu. Në Thumanë, brenda këtij mandati, uroj të ndodhi në nisje të vitit 2023, që është korridori blu. E gjithë autostrada e re që do kalojë nga Muriqani, do të zbresë në Milot do të vijë në Thumanë dhe do të shkojë në Kashar, Rrogozhinë e deri në Fier për t'u lidhur me autostradën që të çon në Vlorë. Është një rrugë e domosdoshme pasi rruga që përdoret tani nuk mban më. Një aks që nuk e përballon dot më fluksin dhe është e domosdoshme të ndërtohet autostrada e re që do të jetë vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore kombëtare  e ndërtuar në Shqipëri dhe do të prekë si e tillë gjithë vendin, duke impaktuar jetën ekonomike të vendit, pro duke qenë një favor i madh për vendbanimet, përfshirë Thumanë, që janë kaq pranë kësaj. Sot ne kemi bilanc pozitiv me rindërtimin, pjesa më e madhe financim i qeverisë, kemi zgjidhur problemet e pronësisë sepse shumë nga godinat e vjetra kishin probleme pronësie. Kudo ku ka patur dy apo tre kurora në një kulm, përgjigja ka qenë dy apo tre shtëpi dhe shumë përfitues të rindrimit dalin nga ky kalavar vështirësisë me dy apo tre shtëpi, ndërsa nuk ka të krahasuar nga pikëpamja e cilësisë shtëpia e tyre e humbur me të renë", u shpreh kryeministri.

Një numër i madh familjesh që humbën banesat e tyre në tërmetin tragjik të 26 nëntorit, teksa qeveria ka theksuar se i gjithë procesi do të përfundojë në pranverë të vitit 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
U dorëzoi shtëpitë e reja, Rama batuta me banorët në Thumanë: Bëni kujdes me bravat se nuk i dihet

 

I pranishëm në Thumanë, ku i dorëzoi banorëve shtëpitë e reja të rindërtuara, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat, duke ironizuar situatën në PD. Rama tha se qeveria i dorëzon sot atyre çelësin e shtëpive, por i dha porosi që të kenë 'kujdes bravat se nuk i dihet'.

"Çdo qytetar do marri çelësin për t'u futur në shtëpinë e re, pa paguar asnjë lek e nuk do paguajnë asnjëherë asnjë lek. Duhet të bëni kujdes për bravat se nuk i dihet, pro në rastin më të keq, edhe nëse gjërat ndodhin në të ardhmen, duhet të ndryshoni ngjyrën e bravës", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mato: 25/12/2021 00:46

    Nuk eshte problemi do behen apo jo. Por ky legeni njesoj si Berisha flasi n sikur behen me leket e pleqve te tyre! Ato jane taksa dhe orxhe tonat! Ky idiot hajdut flet komplet si burgaxhi. "Nuk do pagujne asnje lek" thote. Cfare plehrash.

    Përgjigju
  • Sula: 24/12/2021 19:51

    Koridori blu duhej te ishte bere me kohe, ,,,ashtu sic duheshin bere me kohe,,inceneratoret ne shkoder.durres.tirane,,,vlore,korce,,kukes,lezhe,,sarande....ashtu sic duheshin bere deboratoret,,ne vlore,durres,,shengjin,,velipoje,,,sarande,,,te gjitha nuk u bene sepse ti rama njesoj si saliu vjedh leket tona....

    Përgjigju
  • Veri: 24/12/2021 17:11

    O RAMA O HAJDUT ORDINER ,,,TE DOLI BOJA DHE TY,,,SCANDALS GJITHANDEJ,,,JO NUK DI GJE UNE,,,JO KOKA I KA BERE VETE VJEFHJET.....PO MIRE MOR HAJDUT,,,PO SI IKIN NJEREZIT, ,,CFARE SHTETI KE TI KUR NJEREZIT NE HETIME TE IKIN NGA SHQIPERIA....IK JEP DPREHEQJEN, ,,SE MUT DOLE DHE TI SI SALI BERISHA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë