Rama në Turqi, PD: Negociatë
sekrete. Kryeministria:Keqardhje

Rama në Turqi, PD: Negociatë<br />sekrete. Kryeministria:Keqardhje
STAMBOLL - Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë një ditore në Stamboll si i ftuar nderi në forumin e njohur publik “Tryeza e Ideve”, me në fokus prespektivën e partneritetit strategjik mes dy vendeve në fushën e Tregtisë dhe Industrinë.
 
Takimi i sotëm është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku marrin pjesë mbi 50 industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq në fusha të energjisë turizmit e sektorë të tjerë strategjikë.
 
Por kjo vizitë e kryeministrit Rama është kthyer në objekt akuzash nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi kreun e qeverisë se vizita ka tjetër qëllim: Arritjen e një negociate të fshehtë me një konsorcium turk të interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës.
 
Kjo akuzë ka sjellë reagimin e zyrës së kryeministrisë, e cila ka sqaruar se vizita e Ramës në Stamboll është koordinuar nga konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë negocim të fshehtë.

Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës të rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashkë me atë pushtet në 23 qershor 2013. Por fatkeqësisht ajo kohe është ende në mendjen e atyre që mbajnë peng sot e gjithë ditën opozitën e Shqipërisë, të cilëve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra”, thuhet në njoftimin e zyrës për shtyp të Kryeministrit. 

PD: Rama negociatë sekrete në Turqi  për koncensionin e HEC të Skavicës  
Nga selia e PD-së Kreshnik Çollaku në emër të opozitës i adresoi një sërë pyetjesh kryeministrit Rama dhe kërkoi që të dalë dhe të sqarojë opinionin. Sipas tij, vizita e Ramës fsheh pas pazaret për një nga projektet më të rëndësishem energjetike në Shqipëri. Po ashtu demokratët kërkuan sqarime nëse është vënë në dijeni dhe a është kërkuar opinioni i qeverisë turke lidhur me konsorciumin.

Deklarata e plotë e Çollakut 
Sot Edi Rama në orët e para të mëngjesit ka udhëtuar drejt Turqisë. Në një ndër hotelet më luksoze të Stambollit ai sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjitike në vend me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit.
 
Duket e pazakontë kjo sjellje e kryeministrit.
 
Pse duhet kryeministri i vendit të realizojë fshehurazi një negociatë të tillë?
A është vënë në dijeni dhe a është kërkuar opinioni i qeverisë turke lidhur me konsorciumin?
Pse ambasada e Republikës turke në Tiranë është njoftuar për udhëtimin e kryeministrit vetëm pasi ai ka mbërritur në Stamboll në një formë jashtë çdo protokolli e respekti diplomatik?
Cili është vlerësimi i qeverisë turke për konsorciumin në fjalë?
A është kërkuar opinioni e çfarë vlerësimi ka dhënë Banka Botërore lidhur me aftësitë e kapacitetetit të konsorciumit turk?
Pse ka nevojë kryeministri të negociojë hoteleve kur ka zyrat e shtetit dhe një administratë të mirëpaguar që mund të zhvillojë detajet e negociimit?
Pse ka konflikt mes dy ministrave të qeverisë lidhur me negociimin e konsorciumit?
Përse diplomatët tanë përdoren vetëm për të siguruar kalimet vip në aeroporte dhe nuk janë pjesë e këtyre negociatave?
Kush është sekseri i qeverisë, i negociatës sekrete disa mujore? Sa është përqindja e sekserit qeveritar? 
 
Këto dhe të tjera pyetje janë sot para jush z.kryeministër. Ju ftojmë të sqaroni opinionin lidhur me to. Opozita ju fton në transparencë. Nëse zgjidhni të heshtni, ne do t’i bëjmë të qartë shqiptarëve çdo detaj të errët e korruptiv të këtij pazari kryeministror, në kurriz të interesave të publikut. 
 

Njoftimi zyrtar i Kryeministrise
Takimi i sotem eshte edicioni i pesembedhjete i ketij organizimi, ku me pare kane marre pjese si te ftuar nderi autoritete te larta vendase e te huaja ne fushen e ekonomise, tregtise dhe turizmit. Tema e ketij takimi eshte "Perspektiva partneritetit strategjik Shqiperi Turqi ne fushen e Tregtise dhe Industrise".

Ne takimin e sotem, ku i ftuari i nderit eshte Kryeministri shqiptar, do te marrin pjese mbi pesedhjete industrialiste dhe investitore te medhenj turq, ne fushen e energjise, turizmit, manifaktures, bujqesise e shendetesise, si edhe rreth njezete perfaqesues te medias se shkruar dhe elektronike turke.
Per te hequr cdo "merak" te Partise Demokratike vizita e sotme eshte koordinuar nga konsullata e pergjithshme e Republikes se Shqiperise ne Stamboll dhe njesoj si ne te gjitha rastet e meparshme do t'i behet me dije edhe publikut shqiptar permes kanaleve te informimit publik.
 
Me keqardhjen e zakonshme per fjalorin e ulet nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, eshte e udhes te rinenvizohet edhe sot se koha e seksereve qe negocionin ne hotelet e botes pasurite e popullit shqiptar per llogari te pushtetit familjar qe shporri vota e popullit shqiptar, ka marre fund bashke me ate pushtet ne 23 qershor 2013. Por fatkeqesisht ajo kohe eshte ende ne mendjen e atyre qe mbajne peng sot e gjithe diten opoziten e Shqiperise, te cileve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra.
 
ftese rama stamboll

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në