Rama në TV5: Ballkani në BE
më shumë siguri e përbashkët

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin TV5 në Francë ku ka deklaruar se, përfshirja e Ballkanit në Bashkimin Europian do të thotë më shumë siguri të përbashkët.

Unë mendoj se ne kemi nevojë për një Europë të fortë e cila është është bashkim shtetesh dhe njerëzish. Një Europë më të fortë në politikë, në siguri, në inteligjencë dhe sigurisht një Europë të fortë ekonomikisht. Ballkani duhet të integrohet për më shumë siguri dhe mbrojtje të përbashkët”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se, Reforma në Drejtësi dhe miratimi i saj e çojnë vendin një hap drejt çeljes së necgociatave me Bashkimin Europian.

"Shpresojmë që me miratimin e Reformës në Drejtësi ne do të mundim të prezantojmë seriozisht kandidaturën tonë në fund të vitit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian” u shpreh  kryeminsitri për televizionin francez.

Duke iu referuar krizës se emigrantëve Rama tha se vendi nuk ndikohet drejtpërdrejtë por preket emocionalisht dhe psikologjikisht.

“Është e tmerrshme ajo që po kalon Greqia dhe është lënë e vetme përballë këtij problem.Europa nuk i ka dhënë një përgjigje europiane kësaj krize”.

Më tej kreu i qeverisë ka folur edhe për frankofoninë, e cila që në vitin 1991 ka futur gjuhën frënge si gjuhë të dytë në shkolla.

Frankofonia është një burim i shkëlqyer i kulturës dhe shoqërisë sonë. Është një instrument i pazëvendësueshëm për të pasur lidhje me botën” u shpreh Rama.
Sa i përket deklaratës për Trump,Rama u shpreh se ksenofobia e egoizmi  shprehur prej tij është negative për shoqërinë.

Pyetja e fundit e gazetarit ishte rezervuar për futbollin,kampionatin Europian ku për herë të parë bën pjesë dhe Shqipëria.
“Nuk është vetëm një grup frankofon por një grup shqiptarësh pasi ekipi i Zvicrës ka shqiptarë, dy vëllezër që luajnë  me Zvicrën e Shqipërinë. Por ne arritëm një ëndërr, jemi në Europë  bëjmë pjesë në Bashkimin europian të futbollit, dhe shpresojmë të jemi në kampionatin botëror pasi kemi provuar se së bashku mund të arrijmë cdo gjë, asgje nuk është e pamundur,”përfundoi Rama.



Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali

Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali