Rama në Zall Dardhë e Reç: Pikë
 grumbullimi për bimët mjekësore

Rama në Zall Dardhë e Reç: Pikë<br /> grumbullimi për bimët mjekësore
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 11 Shtatorit në Dibër, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në Zall Dardhë dhe Reç ku iu ka premtuar banorëve të zonës ngritjen e një pike grumbullimi për bimët mjekësore. 

Në Zall Dardhë, Rama premtoi ndërhyrje në infrastrukturë për aksin Blliçe-Zall Dardhë; krijimin e një ujëmbledhësi për ujë; rikonstruksionin e shkollës, ngritjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujit të vaditjes së tokave, ndërhyrje në rrjetin elektrik, hapjen e një qendre grumbullimi për bimët mjekësore dhe promovimin e saj ashtu sikurse krijimin e hapësirave për aktivitete kulturore dhe sportive. 

Në Reç, kandidati i majtë premtoi shtimin e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë; përmirësimin e shërbimit shëndetësor e arsimor; asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën; krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore ashtu sikurse investimet për rrjetin e kanalizimeve dhe ujit për vaditje. 

Sa herë do të keni nevojë, dyert e bashkisë për ju dhe gjithë Dibrën do të jenë të hapura. Natyrisht, përgjegjësia ime shtohet por do di ti përballoj edhe punët e bashkisë”, u shpreh kandidati Rama. 

Kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri u ndal sërish tek krahasimi mes dy alternativave që paraqiten para dibranëve. 

Rremin ju e njihni vet. Diferanca me kandidatin tjetër është se së pari ai i ka shkëputur lidhjet me Dibrën. Edhe e keni provuar se e keni patur deputet 8 vjet, a keni parë ndonjë të mirë direkte nga ai?! A i keni shtrënguar ndonjëherë dorën apo i keni vajtur për ndonjë hall?! Tani duhet të kuptoni se bashkia është dera ku trokitet për halle”, theksoi Gjiknuri.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur