Rama: Negociatat duhej të
ishin hapur, vendim politik i BE

Rama: Negociatat duhej të<br />ishin hapur, vendim politik i BE
TIRANË - Kryeministri Edi Rama mori shembullin e Kosovës qytetarët e të cilës vijojnë të lëvizin ende me viza në vendet e BE, për të treguar se hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë është një vendim politik. Në konferencën e fundvitit, shefi i qeverisë tha se duke ju referuar arritjeve të vendit tonë pas marrjes së statusit të kandidatit, negociatat për tu integruar në Bashkimin Evropian, tashmë duhej të ishin hapur.
 
"Nëse kjo qeveri nuk do të kishte ardhur në detyrë me mbështetjen e 1 milionë shqiptarë dhe nuk do të kishte bërë reformat që po bën, Shqipëria nuk do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat. Jemi në një proces absolutisht koherent për të çelur negociatat, nuk varet vetëm nga ne, të jemi të qartë.  Dhe mjafton t'ju sjell shembullin e Kosovës dhe të liberalizimit të vizave, që vendimmarrja e BE nuk është thjesht çështje teknike. Për çfarë arsye Kosovës i vonohet liberalizimi i vizave? Kosova i ka plotësuar të gjitha teknalitetet. Është politike. Dhe unë jam shumë shpresëplotë që më në fund Kosova do të çlirohet nga izolimi absurd. Është i vetmi popull në të gjithë hartën që nuk lëviz dot pa marrë vizë. Besoj që viti i ardhshëm do ta çlirojë Kosovën. Ne jemi të bindur që nëse nga pikëpamja strikt teknike do t'i qëndronim atyre që kemi bërë negociatat duhet të ishin hapur, por nuk ka shumë rëndësi. Ajo që bëjmë ne përshembull në reformën në drejtësi është ezaurimi i kapitullit 23-24 të negociatave. Nëse reforma me drejtësi do të kalojë me sukses dhe unë jam i bindur për këtë atë herë do të hapen", tha Rama.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit