Rama nën hetim deri më 20 maj,
dëshmitë nga Viena me "Skype"

Rama nën hetim deri më 20 maj,<br />dëshmitë nga Viena me
TIRANË - Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për të hetuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të parë të kryesuar nga deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli. Deputetët socialistë nuk morën pjesë në të. Kryetari i komisionit përcaktoi datën 20 maj si ditën e nxjerrjes së rezultatit.

Kryetari i Komisionit, Kadilli, deklaroi se “jemi mbledhur për hetimin e ngjarjeve dhe fakteve të incidentit diplomatik në Akademinë Diplomatike të Vienës”: “Do bëjmë hetim të plotë, të thellë e të paanshëm", - deklaroi ai.-"Ky incident kapërcen kufijtë e një incidenti, është cënuar dinjiteti i jo vetëm një diplomati, por edhe i Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar"

Sipas tij, rezultatet e hetimit do të publikohen në datën 20 maj, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të mblidhen dhe shqyrtohen të dhënat dhe faktet, dokumentet, videot,dëshmitarët.

Deputetët demokratë propozuan që sekretare e komisionit të ishte znj.Paulina Hoti. Deputeti Gerti Bogdani propozi që pyetja e dëshmitarëve që do të vinin nga Viena të bëhej nëpërmjet Skype-s, pasi shkurtonte kohën dhe shpenzimet. Me këtë propozim ranë dakord edhe anëtarët e tjerë të Komisionit. Deputeti Osman Metalla kërkoi që puna e Komisionit të përshpejtohej, nisur nga situata politike e ngarkuar në këtë moment zgjedhjesh. Por, u kundërshtua nga një koleg, i cili gjykoi se çështje ishte  sensibël dhe për të duhej maturi. 

Në përfundim, deputeti Luçiano Boçi sugjeroi që në mbledhjen e ardhshme, deputetët socialistë ta merrnin në konsideratë ardhjen në komision, pasi nuk bëhej fjalë thjesht për një çështje politike, por për vendosje e imazhit të shtetit shqiptar. Kryetari i Komisionit, Kadilli, në përfundim deklaroi se mbledhja e dytë do të zhvillohet ditën e enjte.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Sali Berisha rikthehet pas 331 ditësh tek Partia Demokratike! Militantët e presin në oborrin e selisë

GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Sali Berisha rikthehet pas 331 ditësh tek Partia Demokratike! Militantët e presin në oborrin e selisë