Kreu i qeverisë tha nga Pallati i Brigadave se investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe shërbimet publike nuk mjaftojnë nëse qytetarët vazhdojnë të përballen ende me probleme.

“ J’ua kam treguar rastin e një nënës së një shokut tim. Edhe ajo doli në protestë, jo për Zvërnecin, por sepse sa herë i duhej të vizitohej në poliklinikë, ngrihej pa zbardhur dita për të zënë radhën, pasi mjeku shkonte vonë dhe ajo priste 2-3 orë. Ne mund t’i tregojmë asaj gjysheje sa spitale kemi ndërtuar apo sa pajisje kemi blerë, por të gjitha këto apo punët e panumërta që kemi bërë, janë fakte.

Por fakti i saj është përvoja e asaj radhës në Poliklinikë kur dielli s’ka dalë akoma. Dhe kur faktet tona përplasen me përvojën  e gjyshes nuk mund t’i kërkojmë të ndryshojë përvoja. Duhet të ndryshojmë ne”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Grupi i PS/ Rama: Dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove! Nis era e re e kërkesave, mbyllet epoka e mangësive