Rama-nëpunësve: Jashtë orarit 
zyrtar bëni fushatë për kë të doni 

Rama-nëpunësve: Jashtë orarit <br />zyrtar bëni fushatë për kë të doni 
Nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim me gra dhe vajza në fshatit Virua, kryeministri Edi Rama iu referua sërish angazhimit të punonjësve të administratës shtetërore në fushatën e partive.

Rama tha se jashtë orarit zyrtar të punës, çdo punonjës ka të drejtë të dalë në mitingje dhe të bëjë fushatë për kë të dojë. Madje, Rama bëri një ftesë të veçantë për mësuesit, duke theksuar se duhet të mbështesin PS-në dhe programin e saj për arsimin, jashtë orarit të punës.

"Jashtë orarit të punës as nuk duhet të pyesni njeri fare, kushdo është i lirë të dalë dhe të bëjë fushatën për kë i do qejfi. Në orarin e punës askush nuk ka të drejtë t'iu thotë eja këtu se po vjen këtu, nëse iu ndodhin këto gjëra, duhet t'i denonconi.

Jashtë orarit të punës, je drejtor, mësues, infermier, madje mësuesve iu them jashtë orarit të punës dilni në fushatën e PS sepse të tërë duan ta kthejnë pas reformën e arsimit, duan t'i kthejnë pas të gjithë fëmijët e këtij vendi, aty ku ishin.

Mos u çudisni kur ta hapin sërish Kristalin, s'do e quajnë Kristal por Xhevahir"
, u shpreh Rama. 

Nga ky takim, kreu i qeverisë sulmoi sërish PD-në të cilët sipas tij nuk kandiduan asnjë grua në Qarkun e Gjirokastrës. Rama kërkoi hakmarrjen e grave me votë në 25 Qershor.

"Si për burrë si për grua kanë lajë e thajë, Tritan Shehun. Të gjitha gratë këtu, pa dallim, duhet të bashkohen dhe të bëjnë një votë bllok, një votë kuqezi për gratë, në mënyrë që të kemi këtu një fitore të grave mbi burrat. Në të gjitha qarqet ku PD nuk, ka vënë një grua, duhet të jetë një betejë ku gratë duhet të fitojnë mbi burrat. Të bashkohen dhe t'i japin një mesazh të qatrtë PD dhe të gjitha partive se kush luan me gratë e gjen belaja", tha Rama. 

Kryeministri foli dhe për Vettingun e Reformën në Drejtësi, duke theksuar se PD i miratoi pasi PS e përfshiu në programin e saj elektoral. 

"Vettingun do ta kalojë çdo gjykatës dhe prokuror. Ju e patë Reformën në Drejtësi, nga dita e parë dhe deri te e fundit pati vetëm një qendër graviteti, PS-në. Ju e dini mirë, kur thoshte Saliu, kurrë nuk do votohet Reforma në Drejtësi. Ne e futëm në program, se pastaj kot quheshim PS. E patë, erdhën atje 140 krerë deputetë, u bë parlamenti si kullotë jeshil komplet dhe këta nga këtej me kokën poshte dhe kartonin jeshil lart", theksoi kryeministri.  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'