Rama: Nëse s’ndodh mrekullia,pa
PD drejt zgjedhjeve në 18 qersho

Rama: Nëse s’ndodh mrekullia,pa<br />PD drejt zgjedhjeve në 18 qersho
Kryeministri Edi Rama nuk do ta presë më Lulzim Bashën. 

Afati i vendosur prej tij për opozitën, që t'i bashkohet procesit të 18 qershorit, ka skaduar sot dhe nesër, siç paralajmëron Rama, maxhoranca do të nisë fushatën zgjedhore për parlamentaret. 

Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë në rubrikën "Komunikimi i Javës" në Facebook. 

"Përfundimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në, po merr formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin dhe lider nuk do mund të bëhet dot. 

Kështu që, në mos ndodhtë mrekullia në orët që kanë mbetur, se po ndodhi shyqyr që ndodhi dhe këto fjalë nuk kanë më asnjë rëndësi, ne nesër do të nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike",
u shpreh Rama. 

Kryeministri tha se opozita refuzoi edhe mundësinë e fundit për t'u bërë pjesë e qeverisë para dhe gjatë fushatës zgjedhore me një zv/kryeministër dhe tre zv/ministra të propozuar prej saj.

Sipas tij, PD nuk përfitoi nga koha e vënë në dispozicion nga shumica pas tërheqjes nga zgjedhjet vendore të Kavajës, por në vend që të pranonte ofertën, festoi për fitore imagjinare.  

"E humbi këtë kohë të çmuar në mënyrë abuzive duke festuar një fitore imagjinare. Me shumë keqardhje, fija e shpresës që PD të kthehet në rrugën e arsyes, të çbllokojë Vettingun, të votojë Reformën Zgjedhore, të zgjedhë zv/kryeministrin dhe tre zv/ministra, është një fije shpresë tanimë e padukshme", tha Rama. 

"Qeverinë s'ua japim në tavolinë, zgjedhjet nuk shtyhen"
Ftesën drejtuar opozitës për dialog dhe konsensus, kryeministri Edi Rama nuk e sheh si negocim për t'i dorëzuar pushtetin në tavolinë pakicës parlamentare. 

Gjatë "Komunikimit Javor" Rama deklaroi sërish se zgjedhjet parlamentare nuk do të shtyhen, por do të mbahen në datën e dekretuar nga kreu i shtetit. 

"As qeverinë nuk ua japim dot në tavolinë për t'i marrë me të mirë për të mos hedhur në erë PD-në dhe as zgjedhjet nuk i shtyjmë dot se kështu u thotë mendja atyre që të mos destabilizojnë Shqipërinë. 

As shqiptarët nuk i lëmë në mëshirën e një lufte qorre për pushtet, duke iu hequr të drejtën sovrane të zgjedhin ata vetë qeverinë dhe opozitën që duan. Zgjedhjet janë të popullit, jo të shërbëtorit të tij në qeveri dhe opozitë"
, tha Rama. 

Rama: Basha-Berisha plan për destabilizimin e Shqipërisë
Kryeministri Rama iu referua ish kryeministrit Berisha dhe kryetarit Basha se kanë marrë peng PD në. Rama foli për një plan që kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

“Destabilizimi që ëndërron për  turpin e saj më të madh nën ndikimin e dy mendjeve të caktuar që e i friken drejtësisë dhe zgjedhjeve nuk e realizon dot në asnjë mënyrë Drejtësinë e re dhe rrugën tonë për Shqipërinë që duam me shtet me punë me mirëqenie dhe me vendosmëri të plotë për tu anëtarësuar në familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i Vettingut nuk e bllokon dot më përtej 18 qershorit”, tha Rama.

(Komunikimi i Edi Ramës në Facebook)
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit