Rama nesër përsëri në Beograd
serbët ngrenë njësinë 'anti-dron'

Rama nesër përsëri në Beograd<br />serbët ngrenë njësinë 'anti-dron'
BEOGRAD - Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 16 dhjetori, ditën ku kryeministri shqiptar Edi Rama do të kryejë vizitën e tij të dytë në Beograd për të marrë pjesë në samitin ekonomik Kinë-Ballkan, autoritetet serbe kanë nisur që tani të marrin masat mbrojtëse për t’i paraprirë çdo të papriture, mes të cilëve edhe “makthit” të tyre: dronit.

Për këtë arsye, policia serbe ka ngritur një strukturë të posaçme anti-dron, e cila do të monitorojë gjatë gjithë kohës qiellin për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme si ajo e mbrëmjes së 14 tetorit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Kurir” sipas së cilës tashmë policia serbe po merr të gjitha masat që asgjë të mos jetë në dorë të fatit. Për këtë arsye siç raporton “Kurir” një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë provën e përgjithshme.

Në këtë mënyrë “Kurir” bën të ditur se, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore, ndërsa njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit nga toka.
 
Sipas të përditshmes serbe, nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar të mos e qëllojnë, por do të jetë helikopteri ai i cili do ta neutralizojë.
 
“Kurir” shprehet për samitin dyditor janë rreth 7000 forca policie të cilat do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe parandalimit të çdo incidenti të mundshëm. 

Kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministrat e qeverisë Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë të martën e 16 dhjetorit në samitin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore që do zhvillohet në Serbi.

rama vucic

Rama shkon përsëri në Beograd merr pjesë në samitin Kinë-Ballkan
Kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministrat e kabinetit qeverisës, do të marrë pjesë në samitin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore që do zhvillohet në Serbi.
 
Rikthimi i Ramës në Serbi ndodh brenda një kohë të shkurtër, pas asaj vizite që u shoqërua me tension veçanërisht gjatë konferencës për shtyp mes Ramës dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç. Në këtë vizitë me karakter të dukshëm ekonomik, kryeministri Edi Rama do të jetë i shoqëruar edhe nga 2 ministra, ai i Ekonomisë dhe Sipërrmarjes Arben Ahmetaj dhe i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Në këtë samit i pranishëm do jetë edhe kryeministri Kinez Li Keqiang, dhe gjithë kryeminstrat e vendeve të rajonit, përveç atij kroat i cili anuloi vizitën pas deklaratave të radikalit Sheshel, për masakrën e Vukovarit.
 
Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama ka në axhendë një takim të veçantë me kryeministrin serb Vuçiç, por palët kanë ulur ndjeshëm tonet pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd.

Në samit do diskutohet për investimet e gjigandit aziatik në Europën Qendrore, sidomos në ndërtimin e veprave infrastrukturore, në një vlerë prej 10 miliard dollarësh.
 
Megjithatë projektet janë të destinuara për vendet e tjera si Rumania e Bullgaria, me qëllim ndërtimin e veprave infrastrukturore për ardhjen e produkteve kineze në Europë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare