Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale një fotot me motive kombëtare, si dhe me flamujt e dy shteteve. Një veçanti që vihet re janë edhe maskat që do të përdoren në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID. Mbledhja do të mbahet në qytetin e Elbasanit.
“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”– shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.
Fotot e publikuara nga Edi Rama
Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që pritet të firmosen nesër në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Këto marrëveshje u miratuan në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se leja e qëndrimit do të përfshijë brenda edhe atë të punës dhe procedurat e marrjes së saj do të jenë të lehtësuara për qytetarët e dyja vendeve. Nga ana tjetër, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se njohja e kontributeve për vitet e punës do të jetë për të gjitha vitet e punës, edhe ato para hyrjes në fuqi të marrëveshjes.