Rama nga Brukseli: Hapja e
negociatave më afër se kurrë

Rama nga Brukseli: Hapja e<br />negociatave më afër se kurrë<br>
Kryeministri Edi Rama ka dhënë mëngjesin e sotëm një mesazh nga Brukseli, teksa deklaron se çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE është më afër se asnjëherë.

Kryeministri Rama ka postuar në ‘Facebook’ një foto nga takimi i mbrëmjes së kaluar me përfaqësuesen e lartë të BE për politikën e jashtë dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku vlerëson pozitivisht takimin me zyrtarët e lartë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli, ku patëm mbrëmë një takim shumë pozitiv me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europiane të vendeve tona; çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian është më afër se asnjëherë”, shkruan kryeministri Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike