Rama nga Dibra: E djathta e rublave e la vendin djerrë, tashmë po duken frytet e punës sonë

Rama nga Dibra: E djathta e rublave e la vendin djerrë, tashmë po duken frytet e punës sonë

Kryeministri Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Dibër, ku është takuar me qytetarë e fermerë për të diskutuar mbi zhvillimet që ka njohur kjo zonë, por edhe se çfarë mund të bëhet më shumë, për ta kthyer atë në një atraksion turistik me bujtina agro turizmi, por edhe për të përmirësuar bujqësinë.

Teksa ka ndarë një foto nga Dibra, Rama falënderon edhe qytetarët për bisedat që kanë bërë këto dy ditë, ndërsa një ‘thumb’ nuk e ka kursyer as për opozitën duke shkruar “kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e djathta e rublave”.

“Mirëmëngjesi dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 30/10/2022 10:49

    Per pune ,nga te gjithe kryeministrat qe kane kaluar ,je me punetori dhe kjo me fakte ,por a jeni ju socialist me modelin ekonomik dhe politiken qe ndiqni ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena