TIRANË- Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani kanë përfituar bonusin e bebeve 10,275 fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ka rikujtuar mbështetjen që u jepen nënave të reja që sjellin fëmijë në këtë jetë.  

"10,275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë 80,000 lekë fëmija i dytë 120,000 lekë fëmija i tretë Binjakë 80,000+80,000", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministri Edi Rama