Rama nga Kavaja: PD na merr të
keqen,  vetëm PS bën shtet këtu
 

Rama nga Kavaja: PD na merr të<br />keqen,  vetëm PS bën shtet këtu<br /> 
KAVAJE - Transformim politik e ka quajtur kryeministri Edi Rama Kavajën sa i përket ndryshimit të qeverisjes në qytetin e konsideruar bastion i të djathtëve. Kreu i Partisë Socialiste në një takim për anëtarësimet e reja në parti, tha se në gjashtë muaj të procesit të riorganizimit, PS-së i janë shtuar dhe 1 mijë anëtarë dhe anëtare të reja. 

"Qytetarët në Kavajë kanë bërë 3 herë rrjesht zgjedhjen e duhur e kanë parë transformime brenda dy vitesh më shumë se në 23 vjet të marra së bashku. Cka është bërë është larg së qeni e gjitha, cka do të bëjmë është shumë më shumë se c'është bërë", - tha Rama. 

Shefi i mazhorancës tha se qeveria do të vijojë në rrugën e reformave për të sjellë përmirësimin e jetesës në vend, e në këtë kuadër theksoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes Partisë Socialiste.

"Shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë", theksoi Rama.

Kryeministri sqaroi edhe arsyen përse ministri i Shëndetësisë dhe ai i Punëve të Brendshme janë më të sulmuarit nga opozita. Rama tha se ata kanë shkelur interesat e demokratëve të cilët sipas tij abuzonin me çmimin e ilaçeve, apo në dikasterin e drejtuar nga Tahiri, ku pushtetarët ishin mësuar të shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor e të mos ndëshkoheshin. 

"Ilir Beqaj dhe Saimir Tahiri janë sot ministrat e kryesulmuar se Beqaj ka prekur interesat të ulësh 30 % çmimet e ilaçeve për popullin do të thotë që këto 70 milionë dollarë të ndalosh të shkojnë diku tjetër, që deri dje dilnin nga xhepat e familjeve shqiptare e shkonin diku tjetër...po për ato 70 milionë $ të humbura dhe për atë dhimbje që shkakton për ata që ishin mësuar t'i merrnin këto para duke i vënë shqiptarëve çmime të ilaçeve më të shtrenjta se në vendet e origjinës, ka një reagim: të godasim figurën që përfaqëson këtë betejë në këtë sektor. Kjo është diçka që dihet kudo ku ka reforma, kundërshtohen nga fuqia e interesave të prekura në emër të parimeve, të luftës për drejtësi. luftës kundër korrupsionit, dhe njerëzit që i bëjnë reformat vendosen në shënjestër si të korruptuar, si të përfshirë në afera, për të gjunjëzuar moralisht atë ekip dhe forcë reformatore që ka marrë përsipër të godasë në interesa. Sot semafori është i kuq për të gjithë. Qeveria e vjetër vazhdon i thotë popullit "sa mirë ishe kur ishe me mua ktheu te mu o të marrsha të keqen se unë tek ty nuk vi dot", po të keqen të na e marrin të vazhdojnë ne do të vazhdojmë në rrugën tonë. Qeveria e vjetër kishte aq respekt për popullin sa e trajtonte si bagëti, merri dritat se s'të thotë njëri gjë,. por nga ana tjetër borxhet i kishte aty, nuk i tha njeri se një ditë të bukur do të dalin para faturat", tha Rama. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike