Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Në foto duket maja e shenjtë e Tomorrit e mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje unike.

"Mirëmengjes dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të diel të qetë", shkruan Rama.

Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit. Meta ka shijuar pamjen e detit dhe të qytetit nga Lungomare, ku shkruan se "Vlora e bukur në çdo kohë".

Përmes një foto të shpërndarë në Facebook, Meta pozon me pamje nga deti, që për shkak të kohës jo të mirë është paksa i trazuar, por sërish shumë i bukur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund