ITALI - Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh në Facebook se së shpejti do të hapen 500 vende të reja pune për Librazhdin, dhe kjo falë manifakturës 'Grasi'. Rama e bëri këtë koment gjatë vizitës së tij të fundit në Milano, tek manifaktura 'Grassi'. Ai gjithashtu u shpreh se pranë Konsullatës së Milanos do të atashohet edhe konsulli i Kosovës.
 
"E mbyllëm ditën tek manifaktura Grassi për 500 vende të reja për Librazhdin", citon Kryeministri Rama në rrjetin e tij social në Facebook.
 
Kryeministri shqiptar publikoi edhe një fotografi me stafin e Konsullatës së Milanos në Itali dhe me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati. Kryeministri Rama thekson se pranë Konsullatës së Milanos do të atashohet konsulli i Kosovës.
 
"Konsullata e re e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, pasi pranё saj do tё atashohet edhe konsulli i Kosovës. Qytetarët tanë që jetojnë në Itali dhe që kanë të bëjnë me këtë konsullatë apo me konsullatat e tjera, shumë shpejt do të shohin një ndryshim rrënjësor në mikpritje, në trajtim dhe në dhënien e shërbimit ndaj tyre.

Iu dha fund pёrfundimisht praktikёs abuzive, deri dhe korruptive, të shërbimit Call Center me pagesë", shprehet Kryeministri Rama në rrjetin e tij social në Facebook.

rama

(v.gj/shqiptarja.com)