Rama nga Pogradeci: Unaza
e qytetit, gati brenda 2 viteve 

Rama nga Pogradeci: Unaza<br />e qytetit, gati brenda 2 viteve 
POGRADEC - Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta janë ndalur këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit ku kanë prezantuar aty kandidaten e mazhorancës, Diana Mile, për këtë bashki në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Kryeministri Rama teksa  ka vënë në dukje të gjitha punët që janë bërë për Pogradecin në dy vitet e qeverisjes së tij është shprehur se pas 21 qershorit do të nisë puna për ndërtimin e unazës së qytetit, e cila do të përfundojë brenda 2 viteve. “Përsa i përket unazës së Pogradecit. Bashkë me Dianën pas 21 qershorit do ta nisim, dhe brenda 2 viteve të para të mandatit ne do ta përfundojmë atë”, tha Rama.
 
Më tej, ai ka thënë gjithashtu se projekti për Pogradecin do të vijojë edhe më tej, me ndërtimin e një pedonalje për këmbësorët, e cila do të jetë më e madhja në Shqipëri, puna për të cilën do të nisë shumë shpejt.
 
Por, projekti nuk ka mbaruar se krahas rrugës dhe gjelbërimit ne do të nisim në javët në vijim për qytetarët këmbësorë ndërtimin e një shëtitoreje që është më e gjata në shqipëri. Kjo do të rrisë në mënyrë të ndjeshme turizmin. Ne bashkë me Diana Milen do ta çojmë më tej projektin”, tha ai
 
rama pogradec
“Kemi 50 % përfaqësi të grave dhe të vajzave në këtë fushatë, ndërkohë që në europë është 30%. Tek ne është shumë e nevojshme përfaqësia e tyre në vendimarrje, sepse zëri i tyre është ai që jep zgjidhje. Ngaj dhe në 21 qershorë duhet që të gjithë të dëgjojmë gratë në çdo shtëpi. Është e nevojshme që të dëgjohen gratë sepse janë vetëm gratë ata që na garantojnë një jetë më të mirë, më shkumë kopshte e çerdhe. Sepse po hapet një epoke e re për më shumë cilësi në mjedis e në rrugë.
Qytetet nuk janë sot qytete të vogla të rrethuara nga dhjetra e dhjetra komuna por, janë qendra të mëdha. Ju keni një mundësi që shumë komunitete të tjera nuk e kanë. E patë më parë, ishte një "shteg dhishë" ku nuk shikoje asgjë dhe që të kapte frika se ku do të shkojë dhe ja ku e ka transformuar projekti tani. Por, nuk ka mbaruar se krahas rrugës dhe gjelbërimit ne do të nisim në javët në vijim për qytetarët këmbësorë shëtitoren që është më e gjata në shqipëri. Kjo do të rrisë në mënyrë të ndjeshme turizmin. Ne bashkë me Dianën do ta çojmë më tej projektin, do zhvillojmë projektin e zhvillimit turistik.
Më parë na vinte turp kur kalonim kufirin, sepse në të njëjtin liqen, këtej një barbari e në anën tjetër një mrekulli.
Unaza e Pogradecit. Bashkë me Dianën pas 21 Qershorit do ta nisim, dhe brënda 2 viteve të para të mandatit ne do ta përfundojmë atë.
Ruga Qukës –Qafë Plloç, e cila integron shumë komuna. Na u deshën 18 muaj për ta riparë projektin me themel, një project skandaloz që do të sillte më shumë shkatërrim sesa zhvillim. Si të gjitha projektet e tjera të Saliut. Tashmë është lidhur kontrata dhe brënda 4 vjeçarit do jetë një vepër e denjë për të gjithë zonën.
Nevojat që kanë komunat për tu mbështetur në prodhim, dalien në treg, ekonomi. Këto do ti përballojmë së bashku me Dianën. Bashkia do të ketë edhe funksionin e jetësimit të produkteve bujqësore. Do jemi të gatshëm të mbështesim Dianën, por dhe të gjitha gratë që të vendosin modelin e ri të kryetares së bashkisë, modelin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe modelin e bashkisë si shtëpia e hapur ndaj të gjithë komunitetit.
Plerat u kthyen si topa futbolli midis komunave, të cilat ja linin ato njëra tjetrës, duke shëmtuar dhe duke prishur bukurinë e qytetit. Kush do meret me këtë ky që bën palate apo Diana?
Përsa i përket ujit të pijshëm. Reforma na jep mundësinë të kalojmë nga një xhungël tubash, me nja 400 pronarë me një system tërësisht të ri ku çdo bashki do të ketë përgjegjësinë e vet për furnizimin me ujë dhe për ujësjellësin. Ndaj Diana do ta mundësojë këtë shërbim.Ata kanë një hall të madh sepse u mbeti edhe kryetari pa punë tashmë, por ne duam votën për të rritur punësimin. Duam që një ministër të vijë në Tiranë të paraqesë projektet dhe të këmngulë për zbatimin e tyre. Se na thonë ku e keni këtë apo atë, por ata harrojnë që kemi vetëm 18 muaj ku kemi shlyer më shumë se 500 milion dollar borxhe, për rrugët që i la të pa përfunduara, për shkollat që i la pa banka, etj. Po të mos i kishim këto do kishim bërë shumë më shumë. Por në këto 18 muaj ne kemi bërë shumë më shumë se çjanë bërë në 18 vite.
Nëse doni të shkatërroni ndonjë gjë merni bishtin e shkopit të PD, të atij që ka përballë Mile
”, - tha Rama
 
 Meta: Ndarja e re territoriale, do njerëzit e duhur
Ndërsa Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se, “Në mënyrën më konsensuale qytetarët shqiptarë do ta implementojnë reformën territoriale. Kjo reformë historike kërkon njerëzit e duhur në kohën e duhur. Prandaj znj. Mile është intelektualja e duhur për ta çuar Pogradecin për të ecur në drejtimin e duhur”.

Meta u shpreh i bindur se kandidatja Mile për qytein dhe pjesën liqenore do të kujdeset me pasionin më të madh, por, shtoi se është bindur se do të zhvillojë më tej edhe Mokrën, pasi pa Mokrën nuk mund të kuptohet Pogradeci.

Së shpejti nis rruga e re me standarde europiane Qukës-Qafë Plloçë që do t’i japë vlera të mëdha të gjithë zonës së Mokrës dhe malore të Pogradecit”,-tha kreu i LSI.

Lidhur me PD, Meta u shpreh se, “ajo ka të drejtën e saj, por duhet të jetë e sinqertë, pasi nuk u kërkon votat qytetarëve për të punuar për to, por i kërkon bashkitë për të thelluar një konflikt artificial që nuk i nevojitet as qyteteve as vendit”.

“Pas 21 qershorit njerëzit do të provojnë të mirat e reformës territoriale. Kjo reformë kërkon njerëzit e duhur, në kohën e duhur dhe që ecinnë drejtimin e duhur. Krenar që edhe në Bashkinë e Pogradecit kemi gjetur kandidaten e duhur.” – tha Meta.
meta

Kandidatja Aleancës për Shqipërinë Europiane Diana Mile ka lindur në Pogradec, është arkitekte, dhe është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2013 ajo është administratore në ‘Dandelion Shpk Pogradec’ si dhe drejtoreshë e Shtëpia e Gjelbër NGO. Aktualisht ajo ushtron profesionin e saj si arkitekte dhe është drejtuese e planait urbanistik në Pogradec.

Redaksia Online
(o.b/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve