Rama nga Rrësheni: Shqipëria
rrezikon të bjerë në gropën e borxhit

Rama nga Rrësheni: Shqipëria <br />rrezikon të bjerë në gropën e borxhit
RRESHEN - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Rrëshenit vuri në fokus të një bashkëbisedimi me përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave shqiptare, borxhin publik, të cilin e cilësoi një gropë të madhe ku Shqipëria rrezikon të bjerë.

“Ky borxh ka kapërcyer 3000 euro. Ky borxh i kushton një familjeje sot 800 mijë lekë në vit për shpenzimet e borxhit. Janë 800 mijë lekë që mungojnë në ekonomi, janë 800 mijë lekë që mungojnë në arkën e shqiptarëve për shkak se shkojnë për shpenzimet e borxhit. Ky borxh është një gropë e madhe ku Shqipëria rrezikon të bjerë dhe të ndodhet në një situatë që sot ne nuk e parashohim dot”, tha Rama.

Sipas numrit një të të opozitës, Shqipëria po njeh regres e kjo për shkak të papunësisë dhe të korrupsionit.

“Ajo që ne angazhohemi të bëjmë, është që së pari të vendosim të vërtetën në themelin e punës së qeverisë dhe të marrëdhënieve të njerëzve me qeverinë, duke i dhënë fund historisë së shifrave të manipuluara të punësimit, të rritjes ekonomike të cilësisë së shërbimeve dhe duke hapur një kapitull ku e vërteta sado e hidhur që të jetë, duhet të jetë themeli i punës së qeverisë dhe i marrëdhënieve të qeverisë me publikun”, tha Rama.

Kryesocialisti vuri theksin në një model të ri qeverisës dhe përmbysjen e keqqeverisjes 8-vjeçare.

“Të mbyllim një kapitull dhe të hapim një kapitull tjetër. Për këtë arsye të gjithë ju jeni shumë të rëndësishëm në këtë proces sepse të gjithë ju jeni zëra të kurajos dhe të shpresës. Unë do kërkoja që ju të bëheni zëdhënësit e këtij projekti. Të bëheni mbrojtësit e kësaj shprese dhe të bëheni fuqia e këtij besimi se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe gjërat do ndryshojnë”, tha shefi i opozitës shqiptare.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë