Rama nga Vlora: Askush nuk
do ta gëzojë pronën e vjedhu

Rama nga Vlora: Askush nuk<br />do ta gëzojë pronën e vjedhu
TIRANË -  Nga qyteti i Vlorës, që ka qindra raste të tjetërsimit të pronës i është hapur rrugë aksionit për gjithë abuzuesit e pronave. 4 institucione qeveria: Prokuroria, AKKP dhe Policia e Shtetit kanë firmosur një marrëveshje që shënon fillimin e luftës ndaj gjithë abuzuesve me pronën.
 
“Dhe një rast tjeter në plazhin e Durrësit, ku prona e pozicionuar sipas dokumentave arkivor të origjinës është në majë të kodrës dhe në brendësi të pjesës së saj dhe gjykata e jep në buzë të detit. Marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për të finalizuar në një rrugë që nuk do të jetë e lehtë një proçes të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës”, - tha Rama. 

Kryeministri Rama përmendi disa raste që sipas tij e bëjnë emergjente këtë ndërhyjre, që prekin dhe sistemin e drejtësisë. Kreu qeveverisë ndaj gjithë abuzuesve lëshoi një mesazh të forte.

“Ata që kanë grabitur pronat e shtetit nuk do ta gëzojnë pronën e grabitur, kjo është deviza e këtij vullneti”, - tha Rama.

Kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, theksoi se organ i akuzë do të shqyrtojë gjithë rastet që ka dyshime.

Drejtori i i Policisë, Haki Cako dhe Drejtoresha e Agjensësisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Sonila Qato, tha se në këtë aksion se do shqyrtohen imtësisht çdo raste abuzimi.

“Shumë prej rasteve të konstatuara mbarin elementë të veprave penale si falsifikim dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Një pjesë e këtyre veprave penale edhe pse proçuderialisht janë parashkruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë vazhdojnë të sjellin anomali në trajtimin e pronës dhe sigurinë juridike të saj”, -tha Qato .

“Prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit në këtë akt marrveshje do të jenë rritja e kapaciteteve investiguese në drejtim të egazminimeve shkencore të fallsifikimeve të ndryshme në përfitimin e pronësisë, rritjen e investigimit në përfitimet në bashkëpunim të individëve ose subjekteve të ndryshme në grup për tjetërsimin e pronësisë”, tha Çako .


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën