Rama nis ditën me Obamën: Mos resht kurrë së besuari tek idetë për të ndryshuar botën

Rama nis ditën me Obamën: Mos resht kurrë së besuari tek idetë për të ndryshuar botën

Kryeministri Edi Rama në takimin që ka zhvilluar pak vite më parë me presidentin Barack Obama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në faqen e tij në Instagram. Në një story të publikuar ditën e sotme, Rama ka hedhur disa foto të ish-presidentit amerikan.

Rama i ka shoqëruar fotot me një thënie motivuese ku thuhet se: “Mos resht kurrë së besuari në fuqinë e ideve, imagjinatës dhe punës së palodhur për të ndryshuar botën”.

Fotoja e publikuar nga Rama në Instagram

Kryeministri shqiptar është takuar për herë të parë me Obamën vite më parë kur ishte në opozitë. Fotoja e Ramës me Obamën u kthye në mollë sherri mes PD dhe PS, pasi demokratët hodhën akuza se Rama kishte paguar para për atë foto. Ndërkohë që pas atij takimi, Rama u takua sërish me Obamën kur u bë kryeministër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk