Kjo është mrekullia e teknologjisë, 10 vjet më parë redaksitë duhej të prisnin autobuzët e linjave për kasetat, tani imazhet vijnë në kohë reale nga cdo cep i Shqipërsë, madje për PS edhe nga një autobus në lëvizje.
Edi Rama do shkojë me autobusin e Rilindjes në 12 qarqet e vendit për të prezantuar atë, që ai e ka quajtur skuadra e Rilindjes së Shqipërisë. Gjithsesi në rreth 35 minuta ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me fushatën elektorale dhe aktualitetin e fundit politik.
I qetë në përgjigjet e tij ai nuk e fshehu kënaqësine e kësaj risie në fushatën zgjedhore ku cdo hapësirë e krijuar për të komunikuar me publikun shkon në të mirë të shpjegimit të programit të partisë që ai drejton. Sot radhën e ka Lezha ku skuadra e rilindjes do prezantojë kandidatët e saj.
(ad.ti/shqiptarja.com)