Kryeministri Edi Rama do e nisë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në takim është ftuar nga shqiptarët që jetojnë atje, ndërsa ftoi edhe shqiptarë të tjerë që jetojnë në SHBA që t’i bashkohen aktivitetit.
“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkroi Rama.
Rama udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku edhe do të mbajë një fjalë të premten e 25 shtatorit.







Komente
Komento