Rama në Itali: Të njihen sa më shpejt pensionet e shqiptarëve! Frytet e projekteve të përbashkëta do i shohim vitin tjetër! Draghi: Mbështesim integrimin e Shqipërisë! Di Maio: Do sillte optimizëm në rajon

ITALI- Kryeministri Rama është sot i pranishëm në Itali në një vizitë zyrtare, ku u prit nga homologu italian, Mario Draghi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Draghi-n, Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, por pa dhënë detaje se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur mund të mbyllen ato.

Edhe njëherë Rama u ndal gjatë te çështja e integrimit europian dhe pengesat që po hasin vendet e rajonit të Ballkanit drejt këtij procesi.

Ai argumentoi se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin me dy korsi të ndryshme, teksa shtoi se çdo gjë që ndodh në rajon, e mirë apo e keqe, ndikon në mënyrë të pashmangshme edhe mbi Europën. Për Ramën BE është e vetmja 'krijesë' gjeografike me kufij të jashtëm dhe të brendshëm. Nga ana tjetër, kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit. Ai vuri theksin në miqësinë mes dy vendeve, duke shtuar se do të forcohet edhe më tej.

Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili ritheksoi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë në BE si dhe hapjen e negociatave brenda këtij viti. Sipas Di Maios kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Batuta e Ramës me Di Maion: Shpresoj që ambasadori italian të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare! Frytet e projekteve tona vitin tjetër

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në kudër të projekteve për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.

“Puna e përbashkët mes nesh që do sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm, ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat për javën italiane që duam të organizojmë në qershorin e ardhshëm, nuk dua të hy në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata të cilët na kanë ndjekur në këtë punë edhe duke marrë shënime edhe duke ndodhur si para edhe pas, si ambasadori italian në Shqipëri që në fund të misionit të tij mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportë shqiptare.  Nga nesër do vijomë të punojmë për projektet nga hekurudha tek projektet që kanë të bëjnë me ekonominë detare, të energjisë, me bujqësinë, kulturën, turizmin dhe me radhë sigurisht pa harruar për shtyllat që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, tha Rama.

Ora 18:48
Di Maio në konferencën e përbashkët me Ramën: Mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, do sillte optimizëm për rajonin

 

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në konferencën e përbashkën me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, sipas së cilit kjo do tësillte një mesazh besimi për të gjithë rajonin.

" Konfirmoj mbështetjn tonë për Shqipërinë për integrimin në BE, mbështesim hapjen e negociatave para fundit të viti, kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin", tha Di Maio.

Ora 18:14
Rama në vizitën zyrtare në Romë, takim me kryetarin e ri të Bashkisë, Roberto Gualtieri

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij në Romë, ku është takuar edhe me kryetarin e ri të Bashkisë, Roberto Gualtieri.

Ora 14:31
Rama i dhuron Draghi-t librin e tij, homolgu italian: Komplimenta, i shkëlqyer! Je kryeministri i vetëm artist në botë (VIDEO)

 

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama i dhuroi homologut të tij italian, Mario Draghi-t librin tij me piktura. Kryeministri Italian e vlerësoi jo pak librin e Ramës teksa i tha se ai duhet të jetë i vetmi kryeministër artist në botë.

"Komplimenta, shumë bukur, i vetmi kryeministër në botë që është artist", tha Draghi.

Ora 13:06
Rama në Itali: Kërkova përshpejtimin e procedurave për njohjen e pensioneve të shqiptarëve! BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të ecin në një korsi

 

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Mario Draghi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Megjithatë Rama nuk sqaroi se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur pritet të mbarojnë. Po ashtu Rama u ndal edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.

"Folëm dhe në drejtim të integrimit evropian që të mund të celim një korsi më të shpejtë në mënyrë që të integrohet më shpejt se sa vendet e Balkanit Perëndimor disa kategorei të rëndësishme si të rinjtë që do ishte shumë e rëndësishme nëse do mund të integroeshin sistemet universitare evropiane me sistemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor apo sistemet evropiane të bujqësisë me tonat, sistemet e kërkimit dhe inovacionit dhe pa harruar tranzicionon ekologjik, si sfidë e përbashkët. Nuk ka kuptim të ketë dy korsi të ndara një e BE një e Ballkanit Perëndimor. Për arsye themelore, çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor, si në të mirë e në të keqe, ka një ndikim të menjëhershëm mbi Europën. BE është e vetmja krijesë gjeografik me një kufi të jashtëm e një të brendshëm. Jashtë këtij kufiri të brendshëm janë 6 shtete që jetojnë praktikisht në zemër të BE. I kërkova kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Folëm edhe për sigurinë e drejtësinë dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që t'u drejtohen më shumë të rinjve. t'i tërheqin drejt një edukimi me cilësi të lartë, siç është akademia italian e policisë, apo shkolla italiane e magjistraturës. Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali, por edhe italianët, sipërmarrës apo studentë në Shqipëri. Italia është një vend shumë i zhvilluar, Shqipëria një vend në zhvillim e sipër, por duhet që të gjenden rrugët për t'i forcuar këto lidhje, uroj që kryeministri të ketë mundësinë për të vizituar Shqipërinë", tha ai.

Ora 13:02
Batuta mes dy homologëve, Draghi: Urime për italishten perfekte! Rama: Duhet të falenderoj gjyshen time

 

Konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë Mario Draghi është shoqëruar edhe me batuta për italishten e Ramës. Draghi e uroi për italishte perfektë që flet, ndërsa Rama i tha së për këtë duhet të falënderoj gjyshen e tij.

Draghi: Urime për italishten perfektë

Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time

Ora 12:56
Draghi: Mbështesim me gjithë forcë Shqipërinë dhe integrimin e saj! Jemi pranë saj në çdo hap

Kryeministrin italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE , por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE. Ai theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë.

“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Italie është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Bashkëpunimi me Shqipërinë shtrohet ende në bujqësi, turizëm, shërbime, Italia është pranë Shqipërisë për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ndjek nga afër për përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE dhe për rolin e  Shqipërisë në stabilitetin në Ballkan”, tha Draghi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fret: 17/11/2021 22:59

    cdo ne itali ky idiot, shqiptarve nuk i lejohet te hyn ne itali :))))

    Përgjigju
  • Arben: 17/11/2021 19:32

    Ne itali lindi humanizmi,kultura moderne, zbulimet e medha, etj, dhe eshte fat qe e kemi vend fqinj (megjithese nga deti). Mjafton te vertetosh faktin se sa mire jane integruar shqiptaret pa dallim, ne kete vend. Por edhe po te degjosh opinionet e shqiptareve qe kane qene edhe ne vende te tjera europiane si,gjermani,france apo britani, prapseprap, eshte italia ajo qe i ka bere per vete dhe petshtatur ne çdo aspekt. Si nje vend i fuqishem prodhues dhe idesh me sfond global shpresojme qe ti kemi gjithmone ne krah, pasi eshte nje pershtatje adn-je

    Përgjigju
  • Grazie: 17/11/2021 15:27

    Viva l'Italia e viva l'Albania!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!