Rama niset me pushime, ndalon 
për një kafe me Roshin në Kavajë

Rama niset me pushime, ndalon <br />për një kafe me Roshin në Kavajë
Përpara se të marrë rrugën drejt bregdetit të jugut, kryeministri Edi Rama e ka bërë një ndalesë të shkurtër në qëndren e re të rregulluar të Kavajës.

Rama veshur sportive si për verë është shfaqur ulur në një kafe pranë shatërvanit të Kavajës dhe normalisht nën shoqërinë e kryebashkiakut Elvis Roshi.

Një kafe shoqëruar me ujë të ftohtë ka qenë menuja, ndërsa disa të moshuar shfrytëzojnë rastin për t’u përshëndetur me kryeministrin.

Rama dhe Roshi të filmuar nga një kamera amatore bisedojnë qetësisht pranë qendrës së qytetit.
 
Kryebashkiaku i Kavajës është i pari që vizitohet nga kryeministri që me fituesit e zgjedhjeve të 21 qershorit ndau një takim të gjerë ku munguan shumica e demokratëve. 

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet