Rama niset për vizitë dyditore në
Belgjikë, takim me zyrtarë të PE

Rama niset për vizitë dyditore në<br />Belgjikë, takim me zyrtarë të PE
TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur sot për një vizitë zyrtare dyditore në Belgjikë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë zyra e Kryeministrisë e cila thekson se në këtë vizitë shefi i qeverisë, është ftuar t’i drejtohet me një fjalë Samitit “Axhenda BE-Ballkani Perëndimor 2015-2020”, që organizohet nga “Miqtë e Europës” në Bruksel.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama do të zhvillojë edhe disa takime në Parlamentin Europian.

Po sot Presidenti i Republikës është nisur për një vizitë zyrtare drejt Britanisë së Madhe ku do të pritet zyrtarisht nga Lartmadhëria e Tij Princi Charles i Uellsit dhe do të jetë i Ftuari i Nderit në Banketin vjetor të Shoqërisë së Njerëzve të Lirë të Londrës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë