“E reja e fundit është se kjo qeveri nuk do as ligj as vend të pavarur. Kryeministri e lëshoi vartësin në presidencë për të shkarkuar në mënyrë flagrante Prokuroren e Përgjithshme”- tha Rama në një prononcim për median.
Nga selia rozë, sot në mesditë, Rama tha se nuk Prokurorja e Përgjithshme nuk mund të shkarkohet as të zëvendësohet përpara datës 23 maj 2012.
“Prokurorja e Përgjithshme nuk mund të shkarkohet as të zëvendësohet përpara datës 23 maj 2012, këtë thotë Kushtetuta dhe këtë kanë bërë me dije edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo do të ishte një hap tjetër rrënues”- tha Rama.
Ai akuzoi kryeministrin se njësoj si me Fierin dhe me Prokuroren e Përgjithshme flet në emër të ligjit por përdor forcën abuzuese të pushteti duke e shkelur ligjin në çdo hap”
(sg/shqiptarja.com)