Kryeministri Edi Rama në podcasttin 'Flasim' tha se një ekip po dëgjon gjithçka që po bëhet te protesta në bulevard. Kreu i qeverisë shtoi se në atë protestë ka dy lloje kategorish: ata që kanë halle reale dhe pjesa tjetër janë zemërakët.

“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Një ekip po dëgjon kërkesat e arsyeshme që vijnë nga protesta në bulevard! Projektet në Sazan e Zvërnec, asgjë që bie ndesh me rrugën për në BE