Rama: Një komerdare logjike për ata që duan të dalin nga loja e detit, dy fjalë për Greqinë dhe një vath në vesh nga unë për ju

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u ka kthyer sërish një përgjigje kritikëve me një shkrim të gjatë të postuar në faqen e tij në Facebook lidhur me debatin për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Shkrimin, ai e sugjeron si një komerdare logjike për ata, që sipas tij që duan të dalin nga loja e detit, ndërsa ka edhe dy fjalë për Greqinë. Edi Rama sqaron se për kufijtë mes dy shteteve s'mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë dhe një të tillë nuk ka. PD-ja, që dje ishte në pushtet dhe Ilir Metës, ai u kujton marrëveshjen që bënë me Greqinë, të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

"Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre". Kryeministri thotë se asnjëherë nuk ka folur me homologun grek për kufijtë detar, delimitimin. "Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis".

Në shkrimin e tij, Edi Rama ripërsërit që grupi ynë negociator me Greqinë për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. "Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj - jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t'ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit" thotë ai.

Postimi i plotë i Edi Ramës
Padija nuk është faj, askush nuk i di të gjitha dhe sa të rrosh do mësosh, thotë populli. Faj është ta ushqesh padijen, ta shfrytëzosh padijen, ta ushtrosh padijen si armë ndaj tjetrit.

Shoh që vazhdojnë disa të shajnë e të mallkojnë, lidhur me "shitjen" e detit dhe meazallah se hanë pykë, kur u thua nuk ekziston as shitja, as falja, as vetë marrëveshja për detin! Disa prej tyre janë të verbër e të shurdhët me sytë e veshët top, por mendja e mbledhur top me litarët e opozitës sonë në krizë për mend, i bën të pakurueshëm. Disa të tjerë janë sinqerisht të shqetësuar për këtë çështje, megjithëse e kemi sqaruar që nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Të parëve s'kemi ç'u bëjmë, nuk duan të dëgjojnë, të lexojnë, të kuptojnë. Të dytëve po u ridrejtohem, me shpresën që do mund të dalin nga dallga artificiale e kësaj loje të ulët politike!

Për kufijtë mes dy shteteve s'mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s'kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre!

A keni pare ndonje dokument te firmosur e te vulosur per kete detin që paskam dhënë, shitur a falur une? Jo nuk keni pare, sepse nuk ka dhe s'ka se si të ketë një të tillë. Se po të kishte do të dilte, po s'mund të dalë gjëkundi asnjë marrëveshje e tillë me firma e me vula, që unë nuk e di apo që unë mund ta mbështes, nëse cënon interesin kombëtar të Shqipërisë! Kush e luan me ju këtë lojë do t'ju bëjë për budallenj, tallet paturpësisht me ndjenjat tuaja për të përfituar politikisht prej çoroditjes që synon t'ju shkaktojë, duke ju prekur ndjenjat.

Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Sipas meje ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse kështu e gjykoi një ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqetësimin mbi çfarë kishte firmosur fiks i njëjti Lulëzim, që sot merret me thashetheme të ulëta për të kapur në detin e paditurisë, ndonjë sardele më shumë për tiganin e ndryshkur të opozitës.

Dhe unë, që atëherë isha krejt i paditur për të Drejtën e Detit, mblodha ekspertët, dëgjova sa munda, hapa librat, mësova sa munda, e së bashku me të tjerë, vendosa ankimimin e asaj marrëveshjeje në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplotë 9 me 0. Pikërisht sepse cënonte interesin kombëtar. Por ama ne çuam në gjykatë një dokument shtetëror, jo një thashethem digjital për tradhëti kombëtare dhe nuk hapëm një gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrugëve, po një gjyq serioz në nivelin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.

Për të mbrojtur detin nga unë!

O Zot!

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e kanë zakon ta bëjnë kos e dhallë, sa herë zënë dybekun e pushtetit me dorë. Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s'kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman.

...

Njësoj si më parë, kur ministri i jashtëm grek foli andej në një televizion për ushtrimin e të drejtës së Greqisë për t'u shtrirë në miljet e famshme që Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit ia njeh çdo shteti me dalje në det dhe këtu plasi peshku me dinamitin e luftës politike, edhe sot përsëritet e njëjta poshtërsi ndaj publikut shqiptar pasi kryeministri i Greqisë thotë të njëjtën gjë në parlamentin grek, pas firmosjes së marrëveshjeve detare të shtetit të tij me Italinë dhe Egjiptin.

Plas dinamiti i politikës së trullosjes të shqiptarëve në pellgun e llokoçitjeve opozitare dhe pllaf, pllaf, pllaf, dalin me barkun jashtë në sipërfaqe peshqit e urrejtjes nacionaliste, të mllefit partiak e të paditurisë për temën, duke krijuar një tollovi absurde si sherret e rakisë në klubin e fshatit. Si zakonisht në këto raste, sado të flasësh me logjikë, pa dalë rakia s'ka shans të mbarojë tollovia! Po le të kthehemi tek marrëveshja në fjalë mes Shqipërisë e Greqisë, për ta ndihmuar daljen e rakisë dhe hequr dhimbjen e kokës së atyre që duan të kuptojnë.

Kush do vërtetë të dëgjojë dhe të kuptojë si qëndron e vërteta e kësaj historie, le të më ndjekë me vëmendje sepse fatmirësisht, është shumë e thjeshtë.

Fjala e kryeministrit grek në parlament, siç e kam shpjeguar më parë, nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë apo me ndonjë punë të Shqipërisë që lidhet me të drejtën e vendit fqinj për ato 12 miljet e stëpërfolura, sikur të ishin 12 kamiona me ujë deti që unë i paskesha kaluar fshehurazi në shtetin fqinj.

E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia.

Por kjo mbase është shumë teknike për disa që vazhdojnë të mbrojnë detin e Shqipërisë nga fjala e kryeministrit të Greqisë, megjithëse e kemi shpjeguar disa herë, që deti nuk ndahet me gardhe si parcelat në fshat, po ka edhe hapësira të ndërmjetme ujrash ndërkombëtare mes "parcelave" ujore të çdo shteti. Kështu që po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe njëherë, se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre.

Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në Neë York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon - njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit.

Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeve për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, të marrëveshjes së nënshkruar nga ata që sot po e mbrojnë detin nga unë.

Ne duam ta arrijmë një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, siç kemi arritur edhe të tjera e siç duhet të arrijmë të tjera akoma. Ne Greqinë e konsiderojmë një nga tre partnerët strategjikë më të afërt të Shqipërisë, së bashku me Italinë dhe Turqinë. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Greqia nuk ka të tilla ndaj nesh (përtej klubeve respektive dhe primitive, të peshkatarëve që gjuajnë për trupeshq me karemin e nacional-folklorizmit nëpër harta elektorale), por ne kemi pretendime reciproke për bashkëkombasit që jetojnë në shtetin tjetër, të cilëve së bashku, të dyja qeveritë, me dialog konstruktiv e mirëkuptim njerëzor në radhë të parë, duhet t'u bëjmë hyzmet të posaçëm për të drejtat e tyre.

Ne jemi fqinj të shkëlqyer në nivelin e marrëdhënies mes popujve, por s'kemi shkëlqyer gjithnjë në marrëdhëniet politike mes shteteve e qeverive. S'kemi ditur gjithnjë në dekadat para e pas vitit 1990, as ne e as grekët, ta vëmë politikën në shërbim të miqësisë mes popujve tanë dhe të mos bëjmë politikë ditore me historinë në kurriz të tyre. Sot marrëdhëniet mes dy qeverive në Athinë e në Tiranë, janë të mira dhe kanë një potencial të madh për t'u bërë të shkëlqyera. Unë punoj qysh nga dita e parë për këtë, pa ngurruar ta ngre zërin kur e kërkon interesi i Shqipërisë dhe ndjesia ime e fortë është që edhe kryeministri Micotaqis po punon për këtë.
Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por po përparojmë duke lundruar në ujrat e dëshirës reciproke për mirëkuptim.

Po shtoj këtu edhe një detaj teknik, por kuptimplotë. Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj - jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t'ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit.

...

Miq!

Mbajeni vath në vesh dhe as kur ju bie në kokë rakia e pështirë e fuçive politike e mediatike mos e vini kurrë në dyshim, se nuk bën dot vaki që unë të tradhëtoj amanetin e katragjyshërve e stërgjyshërve të mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirtëror; as amanetin e Kristaq Ramës së parë, stërgjyshit tim që shkriu pasurinë për hapjen e shkollave shqipe dhe nënshkroi në Durrës pavarësinë e Shqipërisë; as amanetin e Odise Kasnecit, stërgjyshit të Anetës dhe mikut për kokë të Abdyl Frashërit, që ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe u vra si përhapës i gjuhës shqipe nga një komando ekstremistësh grekë të asaj kohe; as amanetin e atij Plakut të Vlorës, që e mbaj mbi kokë çdo ditë në zyrën time, as amanetin e Imzot Nolit, që më mësoi shqipen e gjuhës e të Faik Beut, që më mësoi shpatën e gjuhës dhe as, as, as... me radhë se janë shumë që t'jua numëroj këtu.

Tani ata që nuk heqin dot dorë nga ajo raki e pështirë, le të vazhdojnë të pinë e le t'i hedhin sa të duan tapat e trurit në detin e internetit! Prodhuesve të asaj rakie do t'u vijë prapë nga radha e gjykimit nga populli bashkë me faturën e kripur, siç u erdhi në vitin 2017. Unë do të vazhdoj të bëj sa të mundem gjithçka duhet bërë, në respekt të amanetit të atyre pleqve që përmenda më lart dhe në shërbim të këtij vendi e të këtij populli.

Ndërsa Madhëria e Saj, Koha, do t'i verë gjitha në vendin e tyre dhe do të tregojë se ku e ka vendin gjithkush në historinë e këtij vendi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sepult: 30/08/2020 11:22

    ne vesh mbaje ti o kopil, ca te beje populli shkret qe nuk doli ai vend ka 30 vjet qe drejtohet nga kellira si puna jote.

    Përgjigju
  • tior: 30/08/2020 10:38

    ik o plehre kombi, tradhtar , legen, zhuls, te gjitha te keqijat i ke.

    Përgjigju
  • Thanoja: 30/08/2020 09:40

    po ne pse ne zgjerohemi 12 milje

    Përgjigju
  • PËR POPULLIN: 30/08/2020 09:29

    O POPULL KACIA KUSH ËSHTË BURR QENI BASTARD SALMUTI QË DËSHMOI NË SALL TË GJYQIT PËR SHOSHORIN E QË E DËNUAN ME PUSHKATIN SHOSHORIN E SHKRET ME DËSHMIN E WC SALMUT KY ËSHTË BURR ? PASTAJ ÇA LIDHJE KA EDI RAMA ME SPIRO KOLEKËN E ME TË ATIN PSE PRAP NË KOMONIZËM JEMI NE ? PO TË BËJ NJË PISLLIK TË MADH BABAJ JOT OSE VLLAI JOT TI JE FAJZOR O POPULL RAKI . O ZOT ÇFAR MENJE KE PUPULL SURUGATO.

    Përgjigju
  • E verteta: 30/08/2020 08:50

    Po ti lexoje keto shkrimet e tua, mendoj ndonje lenc vangjeli ti ben, kur ishe ne opozite, deri diku frymezoje ndonje njeri por sot more bandit te ka rene kredibiliteti aq sa edhe ne enderr nuk e imagjinon dot. Keto 8 vite je sjelle njesoj njesoj si Nano e Berisha, e njejta skeme, i njejti vizion i njejti maskarallek. Njesoj sikur ta ka dhene planin mizor te qeverisjes armiku me i madh i kombit shqiptar. Mandatin e pare bej sikur punon per popullin, jepi pak luge bosh neper shtepia, mandatin e dyte pastaj katastrofe, hajduteri, makuteri, shkaterrim ekonomik vetem e vetem pisllek. Keq shume per ne njerezit e ndershem qe presim rrogen ne fund te muajit. Do zoti madh perdoni ne burg ti, saliu e fatosi. Ju jeni e keqja e madhe e ketij vendi prej 30 vitesh. Marshi me vete edhe ate mafjozin tjeter te presidences, sepse pastaj keta laperet poshte jush i pjekim vete njerezit ne tepsi. Largohu mafjoz.

    Përgjigju
  • sheqere: 30/08/2020 07:24

    Eshte e qarte qe nuk behet fjale vecse per delimitimin e kufirit detar te shtetit Shqipetar...ketu po behet fjale se sa te ndjeshem jane "kufinjte" e sovranitetit ne krejt trevat ku jetojne Shqipetare. Ne Shqiperi eshte i domosdoshem nje institut qe te merret me studimet e kufirit tokesor, detar dhe ajror ne te gjitha trevat Shqipetare.

    Përgjigju
  • USA: 30/08/2020 03:02

    Edhe Kadareja si shkrimtar qe eshte po te ishte kaq i zene me pune shteterore nuk do kishte kohe te shkruante romanin tend ironik dhe pak skizofren ashtu siç je dhe ti vete.

    Përgjigju
    • Kafsheri: 30/08/2020 09:37

      Kafsheri e gjalle.na mbyti injoranca.trashlleku ne tru dhe party ne jale ju la analfabet gjithe jeten

  • Homer: 30/08/2020 01:01

    Ca genjeshtari hipokrit. Vetem te genjeje di. Une, une, une. Po jo mor zoteri nuk.ishe ti por Myslim Pashai, Italia dhe Bollino, Gjermania dhe Merkel. Te thane ty dhe per interes politik bere ankim. Mashtrues.

    Përgjigju
  • Ahgjeta: 29/08/2020 20:35

    Je plehre Ed Rama, qe shet vendin

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/08/2020 19:00

    Ore lere detin...po merru me Bjellorusine se bota po pret nga Ofertat e tua...

    Përgjigju
  • arturi: 29/08/2020 18:46

    Po moren det territorial ato dy ishujt otonoi dhe eukaressia mbaron puna. keshtu qe qendrimi yne duhej te ishte dakort per 12 milje por Jo per ishujt ne Veri te korfuzit.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/08/2020 18:29

    Retorike neveritese e kryeministrihallemadh. Meqenese e solle fjalen te "ankimimi i pësëçkës"ne GJYKATEN KUSHTETUESE kryetar i seciles ishe dhe je,mbi 80% e popullit e di se kjo levizje u imponua nga DETYRIMI AMERIKAN dhe kurre nga deshira jote apo e pësëçkësRilindjes tende,ishte nje DETYRIM SI AI I VOTIMIT TE REFORMES ME 140 VOTA PRO NATEN E 21-22 KORRIKUT 2016. TI KRYEMINISTER JE ÇADRA MBROJTESE PER TERE KRIMET 30 VJEÇARE TE KLANSEKTIT PS,PD,LSI DHE ASGJE TJETER. GJITHSESI PO FRYJNE ERERA TE STUHISHME NDAJ KETIJ KORRUPSIONI DHE ÇADRES QE I MBRON.

    Përgjigju
  • durresi: 29/08/2020 17:52

    po more camerin deri ne prevez atehere do te behesh nje nga baballaret e kombit dhe emri yr nuk do te harrohet kurre me ne trojet shqiptare dhe me tej

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 29/08/2020 17:18

    Zoti kryeminister Greqia nuk eshte fqinj i mir per ne,pasi dihet qe ajo ka tendenca territoriale ndaj Shqiperis,ata po kerkojn gjithcka nga ne,pra jan te pa ngopur,kan nji politik armiqesore ndaj nesh,ne duhet ti presim rrugen nji her e pergjithmon nuk duhet ti leshojm pe ketij vendi te felliqur europian ,ne shqiptaret nuk do rrim duar kryqur ne qoftese do ti falet 1centimeter det grekut

    Përgjigju
  • Vicifoli: 29/08/2020 16:43

    Ket e e zgjidh vec Nard Noka

    Përgjigju
  • BURRR I MAFH SHTETI: 29/08/2020 16:29

    KRAHASOHENI EDI RAMËN QË VJRN NGA FAMILJE PATRIOTIKE SHQIPTARE ME QENIN BASTARD WC QENEF SALMUTIN QË VJEN NGA FAMILJE ANALFABETËSH E FAMILJE ÇOBANËSH ME NGA 2 DHI. EDI RAMA FSMILJE PATRIOTËSH ME HISTORI 100 VJEÇARE FAMILJE INTELEKTUALE SI FIS. QENI BASTARD SALMUT E DOGJI SHWIPRIN E SHITI E ÇKOMBTARIZOI E KY QEN BASTARD LEF PA PUSHIM. SHQIPTAR TË DASHUR KA ARDHUR DITA TA NDANI SHARPIN NGA SHEQERI O TË NDERUAR SHQIPTAR. POSHT QENI BASTARD WC SALMUT DPIUNI SËRBIT. RRRRROFT EDI RAMA BUR SHTETI.

    Përgjigju
    • Semi: 30/08/2020 01:03

      Ky Rama ca familje patriotike vjen se spo e kuptojme. Babain e pati skulptor dhe antar te byrose politike komuniste. Gjyshin shofer makine. Vetem nje idiot si Rama thote qe e kishte gjyshin pilot garash e babain demokrat. Pika mu ne b*th...

    • O tej: 29/08/2020 18:04

      Berisha jo zagar? Por qen i zgjebosur e mbushur me morra

    • Vlora: 29/08/2020 17:06

      Saliu ne litar zagari ..

    • Populli: 29/08/2020 17:05

      Nipi i Spiro Kolekes dhe djali i Kristaqit, denuesit te poetit Nela? Kjo eshte familja patriotike? C'ar gallate mer ej!!! Dmth po t'ia fali Saliu eshte serb, po t'ia fali Edi eshte patriotizem!

  • Ethem Lalaj: 29/08/2020 16:17

    Te lumt Gjigandi yne.Keshtu idomushka drut.Ne te tut kemi besim 100 % tek ju e jo te tradhetaret e Kombit Sb,Im,Lb.Ec prtpsara per fitore ne 2021 me 900.000. Nese pd nuk heq Sb,Lb..ne opoxite do jete tere jeten.Ndersa LSi me MonaÇizmen do te shkrihet fare. Opozita e krimit ka 7 vjet qe te sulmon duke shoifur.Mirato ligjin e SHPIFJES orgjent.Derri do plumb i themi ne nga Mallakastra.Ne Pd-lsi Babalet do shtohen perdite.

    Përgjigju
  • Donald: 29/08/2020 15:28

    Kerkojeni tek lulshit bashuqi Sali Ram berishacic. Me misotaqin e bene . ........USA edhe sot kane 113 vjet qe nuk e kane perfunduar me Meksiken. Pse nxitoni o te vrare.

    Përgjigju
    • smokthinaI: 29/08/2020 22:34

      VAZHDO TI FLIE PUNEN TENDE SIC E KE DHE LERI ZAGARET TE LEJNE I KEMI PARE SA PATRIJOTE JANE KETA QENTE E PD QE VETEM E KANE VJEDHUR DHE E KANE SHKATERUAR SHQIP BRAVO EDI RAMA

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat