POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama: Një vit pune në administratë për studentët ekselentë

Kryeministri Edi Rama u takua ditën e sotme me 373 studentët ekselentë fitues të Platformës 'Punë të Mbarë', të cilët kanë fituar një vit pune në adminisratë për shkak të rezultateve të shkëlqyera në univeristet. Rama tha se administrata është një nga pikat kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai deklaroi se kjo reformë në arsim pati si iniciator pikërisht protestën e studentëve.

"Ligji i ri përcakton se pë të marrë një vend pune në administratë duhet një eksperiencë e caktuar. Në kushtet tona kjo është një domosdoshmëri që administrata të fillojë të marrë fytyrën e më të mirëve. Ky ligj është i miratuar sipas standarteve të BE. Këtë mësim na e dha protesta e studentëve. Studentët e ekselencës do të punësohen për një vit në administratë. Gjatë këtij viti ata do të kenë mundësi që të njihen akoma më shumë në vendin e punës. Ne jemi një vend që monitorohet nga KE dhe administrata është një pikat kyce që ne duhet të përmbushim në rrugën drejt BE. Në njëfarë mënyre u desh protesta që ne të hapim këtë rrugë dhe në fund të realizojmë një qëllim të përbashkët. Ky është vetëm fillimi i n jë procesi. Së shprejti do të shpallen të tjera vende dhe të gjitha vendet e lira do të jenë në dispozicionin tuaj. Kështu i kemi vënë fre edhe prurjeve të tepsisë. Sigrurisht që dija e shkollës është tjetër gjë dhe praktika e punës është gjë tjetër. Ajo që është kryesore është që ju të sillni në administratë idealizmat që keni mbledhur nga studimet. Kemi arritur aty ku askush nuk e mendonte se mund të arrihej në Shqipëri", u shpreh Rama.

m.v./b.ha.
Komento