Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij tha se puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme 'të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet e trazuara të besimit, dhe ta bëjmë këtë me empati. Dhe flamingot do të kthehen'.

“Pyetjes ‘nëse Shqipëria mund të ndryshonte’, përgjigjja është dhënë dhe është e pakthyeshme. Mandati i katërt do t’i përgjigjet një pyetjeje më të vështirë: A mund të bëhet ky ndryshim i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i të gjithëve? Dhe duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje me empati.

Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria e transformimit. Nga fjala e dhënë politikisht te fjala e kontrollueshme institucionalisht. Atyre njerëzve të bulevardit që mbushën bulevardin dua t’u them një fjalë të fundit: Ju kam dëgjuar!

Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi, as dekreti; i mban vetëm uji i qetë. Kur uji trazohet, ngrihen, ikin dhe kthehen vetëm kur e gjejnë ujin ashtu siç e duan. Kështu është besimi i një populli. Nuk vritet me një krizë, largohet kur uji trazohet dhe nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor. Puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme: të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet e trazuara të besimit, dhe ta bëjmë këtë me empati. Dhe flamingot do të kthehen.

“Rilindja 2.0” është emri që ne i vumë ciklit të ri politik,” besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Reflektim pas protestave! Lançojmë planin ‘Besa’, qytetarët nuk duhet të ndihen më të padëgjuar. Dikur shqiptarët thoshin ‘ka edhe më keq’, sot na kërkojnë llogari me ‘ka edhe më mirë