Rama njofton koncertin vjenez të
Shkëlzen Dolit në Tiranë për 2017-ën

Rama njofton koncertin vjenez të<br />Shkëlzen Dolit në Tiranë për 2017-ën
TIRANE - Kryeministri Edi Rama pasi ka postuar foton e bërë më 28 dhjetor 2015 me violinistin e njohur në skenat ndërkombëtare Shkëlzen Doli, e ka shoqëruar me një diçiturë që jep një lajm të rëndësishëm.
 
“Me virtuozin e Filarmonise se Vjenës Shkëlzen Dolli. 2.1.’17 koncerti i Vjenës ekskluzive europiane në Tiranë”, shkruan konkretisht kryeminstri Edi Rama.

shkelzen doli
 
Shkëlzen Doli, pjesë e Filarmonisë së Vjenës, në festat e fundvitit ka qenë në Shqipëri për t’iu bashkuar “Fundjavës Ndryshe” që u organizua në Tiranë. “Bashkë më shumë bamirësi.../Më pak dhimbje... / Më shumë buzëqeshje.../ "Bamirësia nuk të varfëron".
 
Kjo ka qenë motoja e artistit, të cilën e ka postuar edhe në Facebook-un e tij. Artisti shprehet se ka përjetuar emocione të veçanta me pjesëmarrjen e tij në këtë nismë. Duket se koncerti vjenez nuk do të jetë i vetmi projekt i violinistit Shkëlzen Doli në Shqipëri. Ai dhe kryeministri Rama duket se kanë rënë dakord për disa aktivitete, madje dhe surprizuese, sepse violinisti Doli e ka shoqëruar foton e këtij takimi me këto fjalë:

“Një vlerësim i veçantë për Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama, në mbështetjen maksimale për promovimin e vlerave të rralla të artit shqiptar nëpër botë. Surprizat vijnë përgjatë 2016!”


shkelzen doli
shkelzen doli
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt