Në një kohë kur opozita e Sali Berishës do të vijojë 'revolucionin' para Kuvendit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Bavaraisë, Markus Söder. Ky i fundit ka mbërritur në kryeministri.

Vizita e kryeministrit të Bavarisë, nënvizon Rama, vjen pothuajse 40 vite pas ardhjes misterioze në Shqipëri të legjendës së Unionit Kristian-Social gjerman, kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss, i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes RSSH-së dhe RFGJ-së, mikpresim sot në kryeministri pasardhësin e tij në krye të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder.

Në orën 17:00, kohë kur do të nisë Kuvendi dhe do të fillojë protesta e opozitës, do të zhvillohet konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
VIDEO/ Takimi me Ramën, kryeministri i Bavarisë mbërrin në Kryeministri

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder ka mbërritur në kryeministri. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë edhe një konferencë për shtyp. Nga ana tjetër, opozita do jetë përballë Kuvendit në protestë.