Rama -Nokës:"O flamur pa bisht",
mos guxo me thikën e ndasisë

Rama -Nokës:"O flamur pa bisht",<br />mos guxo me thikën e ndasisë
KUKES - Kreu i PS-së, Rama, pasi la pas mitingjet e Lezhës dhe Rrëshenit, në mbrëmje ndali në Kukës. Në veçanti, ai i drejtoi një thirrje, ministrit të Brendshëm Flamur Noka, që e etiketoi si "flamuri pa bisht":

"Flamuri pa bisht" vjen këtu vërdallë e fut më thellë thikën e ndasisë. Por ne nuk jemi këtu për të ndarë, por për të bashkuar", - tha ai. - "Ndaj i them atij: Mos guxo më të rrotullosh thikën e ndasisë ndërmjet shqiptarëve, sepse këtë e bëjnë vetëm armiqtë e Shqipërisë!"

"Kur isha këtu në Kukës", - rrëfeu Rama më pas, - "ndala në familjen e varfër e të ndershme të një djali të Kukësit, punonjësit të rendit të vrarë, Shkëlzen Dobrushës, që kjo qeveri ia mbylli derën dhe nuk denjon as ta dëgjojë për të njohur kontributin e policit të vrarë. E ndryshe nga ç’ndodh me “flamurin pa bisht”, unë i dua të gjithë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, i dua kuksianët, tropojanët, hasianët, i dua të gjithë me vepra, që do t’ua tregojmë pas 23 qershorit. E do ta fillojmë duke vënë në vend dinjitetin e atij polici të vrarë dhe të gjithë atyre që u janë vrarë fëmijët në krye të detyrës.

Çfarë është ky sharlatan që vjen vërdallë duke thënë se Edi Rama nuk e do Kukësin?! Çfarë ka bërë ky me katragjyshin me antiplumb?! Ku janë rrugët në Kukës dhe Tropojë, që as kanë ekzistuar, jo të kenë përfunduar?!  Ku janë kanalet kulluese që i japin ujë fushave tuaja?!
 
Ne nuk jemi për të ushqyer urrejtjen, por shpirtin e solidaritetit, dashurinë për njeri - tjetrin dhe atë respekt që Kukësi nuk i ka borxh as "flamurit pa bisht" dhe as katragjyshit me antiplumb. Një goxha burrë vjen vërdallë, takon njerëz dhe fut thellë e më thellë thikën e ndasisë. Ne nuk jemi këtu për të ndarë, por për të bashkuar ndaj i them atij "flamurit pa bisht": Mos guxo më të rrotullosh thikën e ndasisë ndërmjet shqiptarëve, sepse këtë e bëjnë vetëm armiqtë e Shqipërisë!", - tha Rama.
 
E në përfundim, kreu i PS-së bëri thirrjen për "të gjithë kuksianët, hasianët, tropojanët, që janë duke na dëgjuar! Vota e 23 qershorit nuk është votë kundër një njeriu për ta ndërruar me një njeri tjetër, kundër një kryeministri, që është bërë si pikëpyetje me një tjetër si pikëçuditëse, si puna ime!  Ajo votë është vota e rilindjes!"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët