Rama: Nuk e njoh Gjergjin, Mero:
Shpërfillje nga trillimet e gjuha fyese

Rama: Nuk e njoh Gjergjin, Mero:<br />Shpërfillje nga trillimet e gjuha fyese
Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Korça se nuk e njihte kandidatin e së djathtës Gjergji Mero, ka reaguar ky i fundit përmes një deklarate për mediat. Në deklaratën e tij Mero shkruan se ndien vetëm shpërfillje nga trillimet dhe gjuha fyese që është përcjellë para mësonjëtores.

Deklarata e plotë e Gjergji Meros shpërndarë për mediat

Të dashur qytetaret e mi nga Korca, Devolli, e cdo fshat i Bashkisë së re qe unë do të drejtoj pas  21 Qershor me besimin dhe vleresimin  tuaj.
Kur mora pergjegjesine dhe angazhim e madh historik per t'ju perfaqesuar në  keto zgjedhje që jane për  qytetarët e Korcës, banorët e cdo fshati dhe komuniteti,  u përballa me një të vërtete tronditëse: " Ju keni 8 vjet që kerkoni pa u epur NJERIUN  tek bashkia, tek institucioni qe duhet te ishte shtepia e qytetit, por për ju nuk u hap asnjëherë dera dhe zemra e pushtetarëve. Në  cdo takim, në lagje, rrugica e fshatra,  ju them hapur dhe i bindur se,  zemra dhe mendja ime degjon, pyet dhe pergjigjet vetem per hallet tuaja, dhe jo per votat  tuaja.

Une nuk ju kerkoj voten, ju kerkoj besimin dhe mbeshtetjen ti kthejmë Korcës dinjitetin dhe krenarinë e gjunjëzuar nga mjerimi dhe kriza.
Une jam profesori qe vij nga Agronomia, sektori- motor i zhvillimit aq te kerkuar e te munguar ekonomik për Korçën dhe mbarë vendin; Rektori  që i kam hapur dyert e Universitetit dhe te shtepise sime, cdo studenti, cdo te riu, cdo kolegu agronom ose jo, nga Devolli,  Maliqi, Korca,  Kukesi, Vlora Shkodra dhe Tirana. Sepse dija, intelektuali sikurse dhe artisti jane tolerante dhe pa komplekse inferioriteti,  identitetesh gjeografike e profesionesh..

Sot ndiej vetem shperfillje ndaj trillimeve dhe gjuhes fyese per qytetarine tonë, qe percolli para Mësonjëtores,  kryerilindasi lejla bashke  me shpuren e bashkisë.  U permend dhe një manipulim i rëndomtë: " mbyllja e Fakultetit te Agronomise. Ka vetëm dy ideatorë dhe realizues, kryeministri dhe ministria e anti-Arsimit
Dhjetra studentëve iu pre endra ne mes me mbylljen e kesaj dege te nevojshme dhe me perspektive, sikurse me mijëra te rinj po braktisin Korcen drejt azilkërkimit per ti shpetuar skamjes dhe per te ngritur shpresen.  Te rinjte dhe te gjithe korcaret jane motivi dhe energjia drejt fitores; ata kane zgjedhur vetem nje drejtim: " Për punë dhe dinjitet"

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve