Rama: Nuk mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre. 

Kryeministri ka thënë sot se ka një vijë ndarëse mes ngjarjeve të Luftës Anti-Fashiste, dhe asaj që ndodhi pas Luftës me regjimin diktatorial.

"PS është e vetëm forcë e lindur pa regjimit komunist që asnjëgherë nuk ësht ëlëkundur në detyrimin patriotik për nderimin e LANÇ. Ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historisë së pasluftës. Nuk duhet të ngatërrojmë atë që buron nga gjaku i luftës antifashiste me atë që buron nga derdhja e një gjaku të pasluftës nga një regjim diktatorial. Ajo që bëri lufta ishte vendosja e shqiptareve me fituesit. Çka rimarrim si amanet dhe mesazh nga lufya anitafashise është ajo që e theu Shqipërinë në rrugës e ideliastëve, rrugën e një Shqipërie të drejtë dhe europiane. Më vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë për ta rikonfirmuar përkatësinë tonë morale dhe politike ndaj të gjithë atij frymëzimi që na mbajti në anën e duhur të historisë, për të përmbushur amanetin e dëshmorëve.

Këtë amanet mishërohet në të gjitha domosdoshmëritë për të krijuar një sistem funksional demokratik. Është pak por e sigurtë që vlerësimi dhe shpërblimi për ata që janë më të moshuar, për ata që kanë dhënë gjithçka kanë mundur dhe kanë marrë pak përballet me kufirin e pamundësive objektive. Detyra jonë, misioni ynë ëshyë që të mos lejojnë gjeneratë të paguajën këto çmime. Do kishim sot një realitet ndryshe për fëmijët e viteve '90 nëse qeveritë e mëparshme nuk do kishin vënë përpara interesin e tyre. Jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta dhe që rrogat nuk janë ato që duhen dhe shumë e shumë të tjera por ka një zgjedhje të qartë dhe jo të lehtë për të bërë. Kam bindjen se ne PS dhe qeveria jonë bëjmë çdo ditë zgjedhjen e duhur duke mos u tunduar nga nevoja për t'i bërë të gjithë të lumtur sot dhe duke vlerësuar nevojën që fëmijët tanë nesër të jetojnë në një vend më të mirë. Reformat që kemi ndërmarrë nuk kanë qenë aspak të lehta por kanë hedhur bazën se një Shqipëri ndryshe të ndërtohet ditë pas dite, pavarësisht baltës dhe ziftit që hidhet çdo ditë", u shpreh Rama.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Rama: Reformat nuk i ndërmarrim për negociatat por për popullin

Kryeministri Edi Rama u ndal sot sërish në çëshjtjen për hapjen e negociatave. Rama tha se vendi ynë pret që të marrë meritën për përmbushjen e detyrave të shtëpisë. Ai shpjegoi edhe njëherë arsyen e shtyrjes së vendimit në shtator, teksa tha se reformat do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm pasi nuk bëhen për Brukselin por për popullin tonë.

"Dëshiroj që përpjekja për hapjen e negociatave ku nuk kemi qenë të gjithë të bashkuar të vazhdojë përpara. një forcë e brendshme përpiqet cdo ditë ta pengojë këtë. Vjet morëm rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte. Po vjet Këshilli europian dhe komisioni europian vendosën se pavarësisht se negociatat nuk u çelën, procesi i hulumtimit të fillojë.

Pra de fakto përtej të gjitha atyre që thuhen, qershori është afër. Ne shpresojmë dhe besojmë që komisioni do japë rekomandimin pa kushte për çeljen zyrtare të negociatave. Ne presim marrim meritën për detyrat e shtëpisë. Rekomandimi vlerësohet më pas. Vjet shumë vende ishin pro por disa prej tyre për arsye të tyre të brendshme kërkuan që kjo të shqytohet pas zgjedhjeve të majit. Shqipëria do ishte kokëulur nëse komisioni europian do kishte rezerva. Koha nga dalja e raportit tek mbledhja e këshillit është shumë e shkurtër. Një gjë duhet të mbetet. Të gjitha që bëjmë nuk duhet t'i bëjmë se na i kërkon Brukseli por se na i kërkon vendi ynë. Ne i bëjmë reformat sepse i meriton populli ynë. Nesër Shqipërinë do e kemi më të mirë se sot", deklaroi Rama.

Ora 12:12
Rama: Kuvendi të vlerësojë nëse instituti i studimeve të krimeve të komunizmit ka shkelur ligjin (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij, gjatë takimit me shoqatat e veteranëve ndër të tjera kreu i qeverisë u ndal edhe tek kthimi i eshtarve të Mid'hat Frashëri pak  muaj më parë në Shqipëri, që u shoqërua me debate të shumta lidhur me rolin e tij gjatë luftës anti fashtiste.

Rama u shpreh se do e bënte sërish një gjë të tillë, pasi sipas tij duhet të ndahet historia e vërtetë dhe ajo e shkruar nga 'fitimtarët' e komunizimit. 

Kryeministri kërkoi nga Kuvendi të vlerësojë nëse Agron Tufa dhe instituti i studimeve të krimeve të komunizmit kanë shkelur ligjin me botimet  e tyre ku akuzon figura të luftës çlirimtare. Rama tha se PS nuk ngatërron gjakun e luftëtarëve, me gjakderdhjen e diktaturës.

"Edhe diçka për një merak që u tha edhe këtu. Unë do ta bëja prapë, edhe një herë, njësoj, ceremoninë për Mit’had Frashërin, që të jemi të qartë. Jo sepse unë kam ndonjë dilemë. Nuk kam dilemë lidhur me kufirin që ndan qartësisht patriotët nga bashkëpunëtorët e nazizmit, por sepse unë nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët. Unë i besoj domosdoshmërisë që ne ta kapërcejmë atë histori, duke mos rënë kurrë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit e të nazizmit, si dhe duke mos lejuar atë që me të drejtë u tha këtu, që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku cilitdo që mori armën për të luftuar nazistët dhe fashistët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në këtë aspekt, qëndrimi im është shumë i qartë e i palëkundur. Çfarë ndodhi e si ndodhi në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor të vitit 1944 nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas, ka qenë objekt i punës së atij instituti e i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme, në raport me ligjin, apo me shkeljen e ligjit, në raport me dobinë, apo me dëmin e shkaktuar nga një i tillë institut.

Besoj që nuk ka nevojë të zgjatem në “pse”-në e të gjitha arsyeve që i kam dhënë shumë sinqerisht dhe shumë drejtpërdrejtë, lidhur me atë ceremoni, por më lejoni t’ju them vetëm një gjë, nuk e vlerësojmë si duhet luftën antifashiste, nuk e vlerësojmë si duhet gjakun e dëshmorëve, nëse i hyjmë në hak kujtdo që ka qenë në një pozicion të ndryshëm dhe ka synuar të njëjtën gjë, çlirimin e vendit nga okupatorët e huaj. Pastaj vija është e qartë, nuk ka asnjë ekuivok. Ne kurrë nuk kemi qenë, kurrë nuk jemi e kurrë nuk do të jemi si socialistë, të gatshëm të mbyllim sytë përpara asnjë vepre kolaboracionizmi dhe para asnjë kolaboracionisti që e ka kërkuar rrugën qorre dhe pikërisht sepse ka hyrë në rrugën qorre, nuk ka vend në nderimet tona. Por të vërtetat janë pak më komplekse, kur vjen puna në figura të caktuara e për çështje të caktuara dhe është mirë që sot ne t’i ndajmë ato me sa mundemi, që të mos ua trashëgojmë brezave të tjerë, asgjë nga e keqja që regjimi komunist futi në historinë e shkruar nga fitimtaret" u shpreh kryeministri.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 05/05/2019 20:14

    Z.edi.me shpjegon dot kush i shpalli te pafajshem njerez te denuar nga gjukata?ju personalisht keni marre persiper te beni rolin e gjukates?ti je i pakorrigjueshem.sot pashe nje dokumentar te rai uno per musolinin.tepke si ty ne sjellje dhe mimike.sikur te ka nxjerre nga hundet.pastaj mu kujtua se edhe musolini ishte produkt i partise socialiste italiane.pershendetje,ju lidhin disa gjera bashke.

    Përgjigju
  • Bora: 05/05/2019 19:56

    Sa respekt kam pasur per ju Z. Rama. Nuk e besoj qe e konsideron Mithat Frasherin njesoj me drag more te heronjte e Luftes se Lavdishme Nacional Clitimtare. Une jam socialiste famlljarisht por jo me bindje si keto tuajat. Na zhgenjyet shume.

    Përgjigju
  • redi: 05/05/2019 15:51

    Zoti Rama a perfaqsoni Mithat Frasheri ballin kombetar si bashkepuntir i nazizmit ? Ne se je socialist nuk ke moral te nderosh nje tradhtar dhe nese je i frymezuar nga ai deklaroje se cfar perfaqesoni ju . Socialistet jane kunder tradgetareve por resoektojne ata figura demokrate qe u ndeshkuan nga rregjimi vetem se idete e tyre ishin demokratike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike