Rama-Nuland: Mirëpresim çdo 
ofertë të SHBA-BE për konsensus

Rama-Nuland: Mirëpresim çdo <br />ofertë të SHBA-BE për konsensus
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në takimin me zv/ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, se mazhoranca është e hapur për konsensus.

Rama mësohet të jetë shprehur se qeveria mirëpret çdo ofertë për konsensus që vjen nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për reformën në drejtësi dhe e ka garantuar zonjën Nuland për votat e shumicës pro draftit të reformës në 21 Korrik. 

Rama rinënvizoi qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.
 
Takimi ka qenë i përqendruar tek reforma në drejtësi, ku Nuland ka konfirmuar interesin strategjik të SHBA për Shqipërinë dhe vendosmërinë që Shqipëria të ruajë aleancën me SHBA.
 
Duke e falenderuar Kryeministrin për përpjekjen e madhe në rrugën e realizimit të kësaj reforme, Victoria Nuland nënvizoi se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar.​

rama nuland

rama nuland

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'