Integrimi europian i rajonit/ Rama në Forumin e Prespës: Ne nuk po i lutemi BE-së, po rritemi dhe zhvillohemi! Nuk jemi të depresionuar, ata po

Diskutimet kryesore në forumin e Prespës, cili po mbahet prej dy ditësh në qytetin e Ohrit, kishin në qendër të tyre integrimin evropian të rajonit gjithashtu edhe rritjen e bashkëpunimit rajonal. Liderët e Ballkanit Perëndimor e kanë theksuar se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në panelin” Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor”  kryeministri i Maqedonisë Së Veriut Zoran Zaev theksoi zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe nga aty u kuptua se ajo do të ishte në thelb të diskutimeve. Ide të cilat u mbështetën edhe nga kryeministri Edi Rama, kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Por sic theksoi kryeministri Edi Rama vendet e Ballkanit, nuk janë të zhgënjyer, përkundrazi të motivuar për të evcur më tutje.

Integrimi rajonal dhe realizimi i reformave për integrimin evropian janë prioritet i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar kështu kreministri Edi Rama nga Samiti i Prespës, i cili prej dy ditësh po mbahet në Ohër. 

“ Nuk jemi të frustruar apo në depresion, ne jemi mirë. Nëse do të mund të masim depresionin , ata janë më të depresionuar se ne. Ne nuk po lutemi, nuk po u themi ’ Ej shikoni ne jemi këtu, po sillemi mirë”, na pranoni”. Jo ne jemi mirë, ne po rritemi, po zhvillohemi”, është shprehur kështu kryeministri Edi Rama në Forumin e  Prepës.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do tu’i luten më Bashkimit Evropian për t\i pranuar në strukturat e tyre por do të fokusohen në politikat rajonale.

“Ne mund të punojmë së bashku në rajon, ne mund t’i shtyjmë para reformat për të krijuar më shumë hapëisira për njerëzit tanë, për më shumë zhvillim. Së bashku ne jemi më të mëdhenj. Bekuar qoftë zoti, Evropa nuk mund të na thotë çtë bëjmë në këtë rajon dhe nën anën tjetër me veprimet tona ne mund të lehtësojmë jetën e qytetarëve tonë. Pse duhet të presim heqjen e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, të shërbimeve dhe kapitaleve, për të të transformuar doganat dhe që to të mos jenë më pengesa për njerëzit” tha Rama .

Rama ka theksuar se Minishengeni Ballkanik nuk është mbivendosje e BE-së dhe se liritë themelore duan përmirësim të situatës në Ballkan, por me ironi deklaroi se shpreson që Minishengen të mos ketë fatin e njëjtë me BE-në, që kontrollohet edhe nga një veto e vteme.

“Por do zoti të mos bëhet si BE, që kur një vend të mbajë kontrollin e gjithë bllokut si në rastin e Bullgarisë e cila pengon procesit e integrimit. Ç’do vend ka të drejtë të vendosë për veten. Nuk është një marrëveshje, e tipit le ta bëjmë se ne nuk kemi asgjë për të humbur, por ne kemi gjithçka për të fituar” tha kryeministri.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se parvarësisht se rruga e Integrimit i ngjante sërish dramës tragji-komike të Samuell Becket “ Duke pritur Godonë” apo një dasmë perfekte por që nusja nuk paraqitet në fund, ka theksuar se reformat për integrimin do të vazhdojnnë sepse kjo gjë vjen nga përbrenda.

“ Ne duhet të ecim në këtë drejtim. Të përmbushim standartet. Nuk varet nga ne por kjo varet ne. Ne kemi nevojë të ecim përpara sepse nuk e kemi zgjedhur këtë rrugë me imponimin e askujt apo gjëjë tjetër. Është rruga jonë e vetme. Është për të ndërtuara në vendin tonë, shtete që funksionë njëjtë si shtetet anëtare të BE-së. Nëse do të jemi apo jo pjesë e BE –së nuk është në duart tona, por krijimi i standarteve është,” theksoi kryeministri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Basha kundër ‘Forumit të Prespës’: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guxim dhe i hedhin fajin BE-së

‘Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.’ Kështu e ka komentuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ‘Forumin e Prespës’ ku mbajtën fjalime krerë të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BE-së si dhe të SHBA-së.

Basha thotë se të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.

‘Ishte një kohë  kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.’- shkruan Basha.

Ora 14:12
Forumi i Prespës, Reeker: Procesi i integrimit europian, të ecë përpara! Brnabiç; Fokus të jetë rritja e bashkpëpunimit rajonal!

Ndihmës sekretari amerikan I Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i pranishëm në Forumin e Prespës ka shprehur zhgënjimin për mospërcaktimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet.  Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”, tha Reeker”.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, nuk ka kursyer kritikat ndaj BE, për moshapjen e negociatave, duke theksuar se vendet kanë plotësuar tanimë detyrat e shtëpisë.

 “ BE, nuk e përmbushi premtimin. Siç thotë edhe miku im Edi Rama, BE mund të vendosë data, por jo vendondodhjen apo faktin se ne jemi pjesë e familjes evropiane. Ballkani Perëndimor është Evropë” , tha Zaev.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić tha sot se rajoni duhet të vazhdojë me integrimin evropian, por që gjithashtu fokusi tjetër duhet të jetë bashkëpunimin rajonal, i cili sipas sajmund të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke përmendur edhe si shembull konkret heqjen e tarifave roaming, për qytetarët në vendet e ballkanit Perëndimor.

"Është  një rezultat i prekshëm dhe në atë mënyrë qytetarët do të ndiejnë se kemi arritur diçka për ta. Kjo është vlera për të cilën unë përpiqem dhe pres projekte të tilla ", tha Brnabić.

Ora 13:45
Kurti nga Forumi i Prespës i zhgënjyer me BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Nga Forumi i Prespës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën dhe jo vetëm kaq,  edhe me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe  alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.

Kurti në anën tjetër ndryshe nga liderët rajonalë të cilët e kanë mbështetur fuqimisht Minishengenin Ballkanik, Kurti e e ka konsideruar atë si një iniciativë pa vizion për rajonin.

 “Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron te BE-ja, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini-Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe që e favorizojnë Rusinë”, shtoi Kurti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/07/2021 13:35

    Po fale zotit e kuptuat qe bashkepunimi rajonal eshte gjithecka dhe per te miren e vendeve te Ballkanit , vk BE ata vetem kushte dhe rregulla ne favorin e tyre vendosin keshtu qe rrofte Ballkani bashkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja