Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke falenderuar, ekipet shëndetësore të cilat këto ditë të acarta u kanë shërbyer pacienteve 24 orë në 7 ditë.
Rama ka publikuar disa foto të ekipeve shëndetësore, të cilat kanë shërbyer në pavione, por edhe në çdi shtëpi kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq
'Mirmëngjes dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavione por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin.'- shkruan Rama.