Rama nxjerr foton me Albin Kurtin, të përqafuar dhe të buzëqeshur krah njëri-tjetrit

Rama nxjerr foton me Albin Kurtin, të përqafuar dhe të buzëqeshur krah njëri-tjetrit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Albin Kurtin, pas përfundimit të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe Kurtit është me rezerva, duket se me këtë foto, kreu i qeverisë shqiptare ka treguar se marrëdhëniet e tyre personale janë tejkaluar, për shkak të marrëdhënieve mes dy shteteve vëllezër.

Rama ka publikuar foton, ku shfaqet i përqafuar dhe i buzëqeshur krah kryeministrit Albin Kurti. Pas tyre, i buzëqeshur shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Shqipëria ishte sot mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'