Rama nxjerr në terren ushtrinë për të pastruar inertet e tërmetit: Në fund të qershorit shemben shtëpitë private! Javës tjetër çelet fondi për dëmshpërblimin e qytetarëve

SHIJAK-Shijaku është qyteti i parë në të cilën ka zbritur në terren ushtria për pastrimin e inerteve të ndërtesave të shembura si pasojë e dëmeve që morën nga tërmeti i 26 nëntorit. Një vendim i tillë ka ardhur me qëllim përshpejtimin pastrimit të zonës, në një kohë që puna u pezullua për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

I pranishëm në këtë operacion ka qenë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se brenda qershorit të do nis puna për shembjen e banesave private, e ndërsa ka bërë me dije se këtë javë nis çelja fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive.

"Në fund qershorit fillojmë ndërhyrjen te shtëpitë individuale! Është një volum gjigant, por do e mbështesim ministrinë e mbrojtjes në këtë proces, që të fillojmë kantienër. Jemi në afatet të mira, dhe pse nga kjo periudhë koronavirusi na dëmtoi. Brenda disa muaj në këtë zonë do të shohin kantierin dhe transformimi do të jetë kolosal. Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukturën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale. Një shumë e konsiderueshme dhe besoj që jo vetëm mbulon nevojat, po i mbulon mirë. Në total vetëm për xhepin e qytetarëve të dëmtuar shkon në 70 mln dollarë, tjetër histori për ata që e kanë shtëpitë të pariparueshme ", tha Rama, teksa bëri batutë duke thënë se e vetmja gjë që nuk financojnë dot është durimi.

Nga ana tjetër, ministrja Olta Xhaçka u shpreh se ushtria do të punojë me kapacitet të plotë për të përfunduar në kohë rekord pastrimin e këtyre hapësirave nga inertet.

"Kemi punuar me kapacitet të plotë që të shpresojmë me ritëm të kemi mundësi që t'i pastrojmë në kohë rekord", tha Xhaçka. Në total në Shijak janë shembur 16 pallate.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 02/06/2020 00:10

    Z.K.Minister,Shqiperia ka nevoje per pastrim inertesh,dhe pastrim nga korrupsioni.Po na mbysni me plehra te te gjithe llojeve...

    Përgjigju
  • Qytetar: 01/06/2020 18:48

    Gjith vendi eshte i mbushur me inerte. Nga do qe te shkosh , shikon inerte te hedhura ne cdo vend. As bashkite, as ARRSH-ja dhe as ministria infrastruktures nuk reagojne. Per ca pa gohen gjithe keta njerez ??

    Përgjigju
  • Inerte: 01/06/2020 17:16

    Shume mire, por duhen perpunuar dhe jo hedhur diku tjeter. Madje te pastrojne dhe inertet e hedhura kuturu gjate rrugeve nacionale duke ndotur qofte edhe vizualisht Shqiperine.

    Përgjigju
  • ymeri: 01/06/2020 16:57

    MIRE qe I largon o rama prej aty po ku do ti cosh,,, ATO INERTET DUHEN TE PERPUNOHEN SHKERMOQEN DHE PERDORUR PER MBUSHJE RRUGESH OSE NE FORCIM TE SHTRATEVE TE LUMEJVE QE TE MOS GERRYEJNE TOKAT E BUKES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja