Rama: Ofertë për PD, nëse do
e refuzojë, do ta votojmë vetëm 

Rama: Ofertë për PD, nëse do<br />e refuzojë, do ta votojmë vetëm 
*Ofrimi i 2/3 ishte kufiri më ekstrem i negocimit me opozitën
*Nuk është qëllimi ynë të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës në drejtësi’.
*Nuk negociojmë vetingun as për KLGJ e KLD
*Nuk do votojme ne menyre te njeanshme nenin e shumices se cilesuar
 

****
Pas takimeve intensive që pati sot në zyrën e tij me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një konferencë për mediat ku tha se ekziston mundësia për të gjetur një zgjidhje në arritjen e kompromisit të plotë me opozitën.
 
Rama tha se mazhoranca po pergatit një ofertë për opozitën e nëse nuk e pranojnë reforma do të votohet e vetme. Shumica e cilësuar është vija e kuqe që mazhoranca nuk do të kapërcejë në procesin e Reformës në Drejtësi. Kështu është shprehur kryeministri Rama në fjalën e tij në një dalje të posacme për mediat.

Rama bëri të ditur qëndrim e qeverisë për zgjidhjen e ngërçit të reformës në dretësi, ndërsa tha se ofrimi i 2/3 ishte kufiri më ekstrem i negocimit me opozitën. Rama nuk përjashtoi mundësinë e një zgjidhje për reformën në drejtësi, bashkë me opozitën deri në momentin e fundit.

Kreu i qeverisë tha se ‘nuk është qëllimi ynë të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës në drejtësi’.

“Po punojmë me shumë përkushtim për një zgjidhje që të përshtatë përmbajtjen kryesore të reformës dhe nevojën për përfshirjen e opozitës në zbatimin e reformës sikurse shprehet komisioni i Venecias. Kjo zgjidhje mund të gjendet dhe do jetë e pranueshme për opozitën nëse do vërtetë zgjidhje për këtë pikë.
Të jemi të qartë se nëse pika është një rreth, kjo pikë, ky rreth ka 2 gjysma të ndara me një vijë të kuqe për ne. Janë 4 institucione të reja, formimi i të cilave do të kalojë përmes kuvendit. Për 2 institucione, individët që do zgjidhen të shërbejnë në këto 2 instanca jetike për drejtësinë do të marrin miratim nga Avokati i Popullit por sëbashku me një grup ndërkombëtar monitorimi. Pastaj një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në kuvend. Ku do votohet me një shumicë të cilësuar. Këto 2 institucione janë matanë vijës së kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësi për kompromis”
, deklaroi Rama.

Nuk do votojme ne menyre te njeanshme nenin e shumices se cilesuar

Fjala e kryeminsitrit Rama zbardhur nga redaksia e gazetës Shqiptarja.com

"E kam rithënë e them në Kuvend dhe e nënvizoj edhe sot, lajmi i mirë është që PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e mëparshme dhe ka ardhur vetëm në një pikë siç, thotë vetë Basha.

"2/3 nuk u bëjnë më punë dhe duan vende të rezervuara sepse sipas tyre PD duhet të mbrojë sistemin nga kapja. Ne i kemi cilësuar si kufi ekstrem kompromisin ekstrem. Se s'ka perëndi që e kap sistemin me një shumicë të tillë. Por ne kemi dashur të themi se s'na intereson kapja. Të mos kenë asnjë shteg që do i zërë rrugën këtij projekti transformimi radikal. Unë nuk e kam përjashtuar mundësinë e një zgjidhje që e përfshin opozitën në këtë reformë dhe më tej. E mbi të gjitha nuk ka qenë qëllimi i hartuesve të draftit nuk mund të jetë që qëllimi i BE as i yni të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja për zbatimin e reformës në Drejtësi. Kemi punuar për një zgjidhje të përbashkët. Nëse kjo pikë është e vetmja gjë që e ndan PD nga kartoni jeshil për reformën, nuk e përjashtoj. Të jemi të qartë nëse pika është një rreth kjo pikë, ky rreth është vija e kuqe. Reforma për mua përtej të gjitha të tjerave ka dy shtylla: Njëra kalimi në skanerin e radiografisë etiko-profesionale që paguhen për të gjykuar, pasuria, vendimmarrja, aftësitë profesionale. Me një filter shumë të imët të teknologjisë me të lartë. Shtylla tretë është shembja përtokë e këtij sistemi që kemi. Këtë e garanton kjo radiografi përmes dy institucionesh, njëri institucion dhe një strukturë tjetër apelimi për ata që kanë.

Një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në Kuvend ku do të votohet për tu zgjedhur ata që e meritojnë m një shumicë të cilësuar. Shumica e cilësuar s’ka asnjë lloj kompromisi me PD-në

Unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë. Për dy institucionet e tjera janë të gjitha mundësitë për gjendjen e një zgjidhje të përbashkët. Zgjidhje ka. Pas shpërndarjes së draftit sot ne presim me padurim zgjidhjen dhe votimin e draftit pasi s’ka më orë për të humbur. Shpresojmë që opozita të vijë të japë kontributin. Nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë të vetëm draftin, ne do ta bëjmë këtë pa asnjë lëkundje por s’do ta votojmë në mënyrë të njëanshme pa shumicën e shqetësuar që për ne lidhet vetëm me dy institucione. Do të gjemë një zgjidhje të arsyeshme. Pastaj do shohim nëse opozita është ajo që thotë apo tjetër gjë.

Vazhdoj të mendoj se PD nuk e do, por do ta votojë. Ne do bëjmë çmos që ti japim mundësinë që mos ketë kusht për të mos e votuar
", u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin