Rama:Opozita meriton mëshirë
Basha: Vajmedet për qeverinë

Rama:Opozita meriton mëshirë<br />Basha: Vajmedet për qeverinë
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë për situatën në vend.  Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se opozita iu thotë shqiptarëve se më parë kanë jetuar më mirë.

Sipas Ramës kjo opozitë me këto pretendime nuk meriton përgjie, por vetëm mëshirë. “Një opozite qe u thotë përditë shqiptareve sa mire keni jetuar o njerëz e s'e keni ditur, nuk meriton përgjigje po vetëm mëshire ‪‎Vajmedet PD”, shkruan Rama. 


edi rama


Pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha . Nga rrjeti social Facebook, ai shkruan se opozita sot është krah qytetarit që po përballon jetesën me vështirësi dhe biznesit që po përpiqet të mos falimentojë.

“Viti 2014 ishte nga më të vështirët e 20 viteve të fundit. Jemi përkrah të gjithë qytetarëve që jetojnë mes vështirësive. Jemi përkrah të gjithë atyre që humbën vendet e punës, që jetojnë në pragun e varfërisë, që ju ranë të ardhurat, që ju rrënuan shtëpitë, që nuk mund të paguajnë shkollat, faturat apo kreditë, që ju ka rënë apo falimentuar biznesi i vogël dhe i mesem. Jemi përkrah të rinjve, pensionisteve, punonjësve, sipërmarrësve, cdo njeriu që jeton dhe punon me punë të ndershme. Jemi përkrah çdo qytetari që ndjehet i goditur dhe i fyer nga arroganca, mashtrimet dhe cinizmi i Vajmedetit.Është koha të ndryshojmë ecurinë e vendit tonë. Sëbashku mund ta shkulim të keqen nga rrenjet e ti hapim rruge punës dhe mirëqënies për cdo shqiptar”, shkruan Basha në Facebook. 

lulzim basha


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)