Rama: Opozita t'i bashkohet reformës
Steinmeier: Gjeni rrugën e përbashkët

Rama: Opozita t'i bashkohet reformës<br />Steinmeier: Gjeni rrugën e përbashkët

Kryeministri Edi Rama fton sërish opozitën që t'i bashkohet reformës në drejtësi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Rama tha se opozita duhet të bëjë hapat e saj për t'iu bashkuar draftit të përbashkët.  
 
"Vizita e ministrit Steinmier ishte e rëndësishme edhe për momentin ku ndodhemi, në një moment historik. Reforma në drejtësi që duke kaluar me sukses në parlament do të çelë rrugën ne negociatave për në BE, gjë për të cilën Gjermania në radhë të parë, Ministri i Jashtëm personalisht, janë investuar shumë seriozisht për t'i dhënë popullit shqiptar një mesazh të qartë që BE pret krahëhapur Shqipërinë, natyrisht duke pritur nga Shqipëria që të plotësojë një për një të gjithë kushtet për të qenë anëtarë të familjes europiane. Jam i gëzuar që edhe Ministri sot në mënyrë të paekuivok theksoi domosdoshmërinë e reformës dhe që opozita të bëjë hapat e veta, për t'iu bashkuar një drafti që nuk është prodhuar në selinë e PS, as në selinë e qeverisë, por është produkt i një bashkëpunimi intensiv, shembullor me BE dhe SHBA. Gjermania ka pasur që në fillim një vëmendje të veçantë dhe e ka ndjekur procesin me një kujdes të veçantë", u shpreh Rama.
 
Nga ana e tij, kryediplomati gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh se palët duhet të gjejnë rrugën e përbashkët me qëllim miratimin e reformës në drejtësi. Ai theksoi se kjo reformë është përcaktuese për fatin europian të Shqipërisë.
 
"Gjermania ndjek me një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimet e fundit. Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të anëtarësimit të saj në BE. Ne ndjekim me interes mjaft të madh reformat në sektorin ekonomik. Shqipëria të ndjekë rrugët e veta për krijimin e një shteti sa më demokratik dhe sa më të qëndrueshëm. Në vjeshtë të këtij viti, KE do të shqyrtojë pritshmëritë e veta nëse reformat janë përmbushur. Jemi në fazën e një dritareje të hapur oportuniteti. Forcat politike të gjejnë rrugën e përbashkët, përsa i përket përmbylljes së reformës në drejtësi. Shpresoj që forcat politike të gjejnë kurajon dhe kjo reformë të përmbyllet në funksion të procesit të integrimit europian", u shpreh Steinmeier. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin