Rama:Opozita ulëret sepse
faktet flasin vetë për punën tonë

Rama:Opozita ulëret sepse<br />faktet flasin vetë për punën tonë
TIRANË - Pas debateve të zhvilluar gjatë seancës së sotme Parlamentare kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin social se “Po kthejmë besimin se po, Shqipëria mund t’ia dali, se po, Shqipëria mund të qeveriset ndryshe” duke theksuar se “Opozita ulëret, ndërsa drejtimi i vendit gëzon çdo ditë e më shumë respektin e partnerëve ndërkombëtarë”
 
“Opozita ulëret, ndërsa drejtimi i vendit gëzon çdo ditë e më shumë respektin e partnerëve ndërkombëtarë”
 
“Po kthejmë besimin se po, Shqipëria mund t’ia dali, se po, Shqipëria mund të qeveriset ndryshe, se po, Shqipëria mund të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin, varfërinë, papunësinë, se mund të jetë një faktor paqeje dhe i rëndësishëm për fatin e rajonit.
 
Opozita ulëret sepse faktet, provat e shifrat flasin vetë për punën tonë. Ndërkaq, në axhendën e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk figurojnë gjëkundi ‘shqetësimet’ e opozitës, por shqetësimet për domosdoshmërinë që të shkojmë përpara edhe me më shumë vendosmëri”-shkruan Rama në rrjetin social facebook.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç