TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama në reagimin e tij pas deklaratave të kryeministrit në Forumin Rinor Ballkanik tha se ka ardhur koha e ndryshimit në Shqipëri. Në rrjetin social Twitter Rama shprehu shqetësimin për situatën në Universitetet shqiptare.
“Universitetet sot të mbingarkuara në dëm të cilësisë.Papunësia rinore përvit më e lartë.Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë”, tha Rama.
Ai e cilësoi sërish çordotës kryeministrin Berisha dhe qëndrimet e tij.
“Fjala e kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, shkruan Rama në Twitter.

(aq/shqiptarja.com)