Rama: OSHEE ka nevojë për burime
njerëzore të pakompromentuara

Rama: OSHEE ka nevojë për burime<br />njerëzore të pakompromentuara
Kryeministri Edi Rama vlerësoi se OSHEE ka nevojë për burime njerëzore të pakompromentuara, të cilat, thotë ai, janë të domosdoshme për rivendosjen e integritetit moral e profesional të kompanisë së rrënuar në dekada nga papërgjegjshmëria e politikës, keqadministrimi e hajdutëria kapilare.

“Thirrja e sotme publike e drejtuesit te ri te OSSHE ne vazhden e luftes me tolerance zero kunder korrupsionit, paaftesise dhe vijes se keqe te sjelljes brenda strukturave te ketij sherbimi jetik per konsumatorin, eshte shume pozitive. Ajo adreson drejt nevojen alarmante te OSSHE per burime njerezore te reja e te pakompromentuara, te cilat jane te domosdoshme per rivendosjen e integritetit moral e profesional te kompanise se rrenuar ne dekada nga papergjegjshmeria e politikes, keqadministrimi e hajduteria kapilare”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Rama i bashkohet apelit të kreut të OSHEE-së si dhe inkurajon të gjithë profesionistët e mirë të fushës që janë në kërkim të një pune në zanatin e tyre, të bëhen pjesë e përpjekjes së jashtëzakonshme të qeverisë për rilindjen e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke shprehur interesin e tyre për punë përmes aplikimit në portalin e ri të punësimit në OSSHE.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)