Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një statusi në Facebook akuzave të ish kreut të PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit.
 
"Gjithë lajmeve për shejtan budallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: "Hedh një budalla një gur në lumë 100 të mençur s'e nxjerrin dot"...", shkruan Rama në rrjetet sociale.
 
Gjatë seancës së kësaj të enjte, Berisha tha se Rama diskriminon dhe fyer veriorët. Gjithashtu, Berisha tha se Rama ka ndryshuar emrin për shkak të një hetimi në Spanjë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com